E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi priti Komisionerin e KE-së për Arsimin, Përgatitjen, Kulturën dhe Rininë, Jan Figel.

1 tetor 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një takim me Komisionerin e Komisionit Evropian për Arsimin, Përgatitjen, Kulturën dhe Rininë, Jan Figler dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.

Presidenti Topi, pasi falenderoi Komisionerin Figel për mbështetjen dhe ndihmesën e vazhdueshme dhe aq të nevojshme të Komisionit Evropian dhënë vendit tonë në kapërcimin e shumë vështirësive të periudhës së tranzicionit, vuri në dukje përpjekjet e mëdha që po bëhen për të ngritur standardet e arsimit në të gjitha nivelet, me synim përafrimin e tyre me ato evropiane.

Komisioneri Figel përgëzoi Presidentin Topi mbi arritjet e shënuara dhe përparimin e bërë nga Shqipëria në drejtim të evropianizimit dhe theksoi se çdo përpjekje që bëhet për të ngritur nivelin e arsimit, për ndryshimin e mendësisë, për rritjen e dijes dhe përgatitjen intelektuale të të rinjve, i shërben në radhë të parë Shqipërisë dhe integrimit të saj evropian.

Në takim ishin gjithashtu të pranishëm edhe Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Genc Pollo dhe Ambasadori Helmut Lohan, Kreu i Delegacionit të KE-së në Shqipëri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›