Presidenti Topi uron Presidentin e Nigerisë, Alhaji Umaru Musa Yar'adua me rastin e Festës Kombëtare.
1 tetor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës Federale të Nigerisë, Alhaji Umaru Musa Yar'adua me rastin e Festës Kombëtare.
“Festa Kombëtare e Republikës Federale të Nigerisë më jep rastin që, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, të formuloj urimet më të mira për lumturinë Tuaj dhe mirëqenien e begatinë e popullit nigerian!
Në këtë ditë festive për popullin Tuaj dëshiroj gjithashtu t’Ju falënderoj për urimet Tuaja të ngrohta me rastin e zgjedhjes sime si President i Republikës së Shqipërisë”! – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.