Presidenti Topi priti Rektorin e Universitetit të Tiranës, Rrokaj dhe Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Kule.
20 shtator 2007
Zëdhënësja e Presidentit të Republikës, Bamir Topi bën me dije se Kryetari i Shtetit priti sot me kërkesën e tyre Rektorin e Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj dhe Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule.
Të pranishmit në këtë takim, i paraqitën Kryetarit të Shtetit rezervat e tyre lidhur me projektrregulloren e përgatitur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës për organizimin e zgjedhjeve për organet dhe autoritetet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë për periudhën 2007-2011.
Pasi dëgjoi me vëmendje argumentet e z. Rrokaj e z. Kule, Presidenti Topi vuri në dukje se do të vazhdojë ta ndjekë me vëmendje të gjithë procesin, brenda hapësirave dhe në respekt të Kushtetutës së vendit.