E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi shpreh mbeshtetje te plote per Kolegjin Zgjedhor

Presidenti i Shqiperise Bamir Topi shprehu sot mbeshtetjen e tij te plote per Kolegjin Zgjedhor i cili po shqyrton ankesat e partive politike mbi zgjedhjet vendore te 8 majit. Zoti Topi tha se Kolegji Zgjedhor gezon mbeshtetjen e plote te Presidentit te Republikes per nje proces te pavarur transparent me integritet te larte moral e profesional te drejte dhe te lire nga ndikimet dhe nderhyrjet politike. Presidenti Topi theksoi sot gjate nje takimi me diplomate perendimore se procesi zgjedhor ende nuk ka mbaruar prandaj palet politike te perfshira duhet te vetepermbahen nga shpallja e parakohshme e rezultatit.

Zoti Topi i beri keto komente kur diplomatet e njohur perendimore ne Tirane ambasadori Aleksander Arvizu i SHBA-se Eugen Volfart i OSBE-se dhe Etore Sequi i BE-se zhvilluan sot me te takimin e dyte brenda 3 ditesh per te diskutuar detaje te situates paszgjedhore. Sipas njoftimit nga zyra e shtypit ne kete takim pune u diskutua mbi domosdoshmerine e permbylljes se procesit te zgjedhjeve te dates 8 maj sipas ligjeve ne fuqi dhe pritjes me durim e qetesi te gjykimit perfundimtar te paanshem profesional te drejte ligjor e te pavarur nga ana e institucioneve qe lidhen me kete proces. Po sipas te njejtit burim tre ambasadoret perendimore u shprehen se procesi zgjedhor ende nuk ka perfunduar dhe se respektimi i kornizes ligjore eshte nje domosdoshmeri tashme pas ankimit te rezultatit nga opozita ne Kolegjin Zgjedhor.

Ndersa presidenti Topi u shpreh se eshte koha qe te funksionoje ligji shteti i se drejtes dhe te mbizoterojne vetem vlerat e kulluara dhe standardet e verteta te drejtesise te degjohet vetem zeri i institucioneve kompetente ligjore kushtetuese e demokratike. Kjo do ti sherbente me se miri interesave madhore dhe qendrueshmerise afatgjate te Shqiperise dhe do te permbushte aspiratat integruese te shumepritura e te merituara te popullit shqiptar - tha ai.

Vemendja e opinionit shqiptar dhe diplomateve perendimore tashme eshte zhvendosur nga vonesa ne nxjerrjen e rezultatit te zgjedhjeve tek ankimi ne Kolegjin Zgjedhor ndaj vendimeve te KQZ. Partia Socialiste beri te ditur se nuk do te njohe rezultatet e shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ku Lulzim Basha njihet si fitues zyrtarisht. Ndonese kandidati Basha u shpreh se do te priste me durim edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor mbi vendimet e nxjerra nga KQZ kandidati tjeter Edi Rama i tha shtypit se nuk do te njohe asnje rezultat qe nuk pasqyron fitoren e tij me 10 vota te publikuar ne rezultatet paraprake. Zoti Rama tha se PS do te vazhdoje tubimet e protestes dhe se KQZ shkeli ligjin me numerimin e votave te hedhura gabimisht ne kuti me ngjyra te tjera.

Nderkohe qe dy kandidatet e partive kryesore nisen replikat ne distance mbi rezultatin dy drejtues te larte te Bashkimit Europian perfaqesuesja e larte Katerine Ashton dhe komisioneri per zgjerimin Stefan Fyle u bene thirrje partive shqiptare ta zgjidhin me dialog ceshtjen e votave te hedhura gabimisht. Ata propozuan qe Shqiperia mund te kerkoje keshillim te pavarur nga jashte per vendimet e debatuara te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Zonja Ashton dhe zoti Fyle publikuan nje deklarate te perbashket ku theksuan se procesi zgjedhor nuk ka perfunduar ende dhe se presin qe procedurat e apelimit te jene te ndershme transparente dhe te mbahen ne menyre te pavarur dhe ne perputhje te plote me kuadrin ligjor ekzistues.

KQZ shpalli fitues me 81 vota kandidatin e Aleances per Qytetarin Lulzim Basha pasi numeroi disa qindra vota hedhura gabimisht ne kuti me ngjyra te tjera. Ndersa socialistet i kerkuan Kolegjit Zgjedhor te shpalle si te paligjshme kete procedure te paparashikuar dhe te njihte fitoren e kandidatit Edi Rama. Ne pritje te vendimit te Kolegjit Zgjedhor debatet vazhdojne po aq te ashpra sa edhe shifrat e ngushta te kesaj gare qe nga fillimi u vleresua prej socialistet si zgjedhje politike ndonese per demokratet ishin zgjedhjet vendore te radhes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›