Tiranë, denoncimi tronditës i gruas: Burri abuzoi me djalin 5-vjec
TIRANË- Një denoncim tronditës është bërë në komisariatin e policisë nr. 4 në Tiranë. Një grua rreth të 30-tave ka denoncuar bashkëshortin e saj, me të cilin po ndahet se ka përdhunaur djalin e tyre vetëm 5-vjec.
Denoncimi është bërë një javë më parë, ndërsa blutë e kryeqytetit kanë ndaluar sot shtetasin J. L me origjinë nga Gjirokastra.
Ai është duke u marrë në pyetje, ndërsa gruaja pretendon se në trupin e fëmijës ka gjetur shenja, që tregojnë veprimet e turpshme të bashkëshortit mbi djalin.
Sipas burimeve në policinë e Tiranës, djali do ti nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të vërtetuar nëse me të është abuzuar apo jo.
(m.a/BalkanWeb)