E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptare e serbe kunder ndarjes se Kosoves

Perfaqesues partish politike shqiptare dhe serbe ne Kosove hodhen poshte sot idene e rihapur te ndarjes tokesore te Kosoves. Ne nje debat qe u mbajt sot ne Cagllavice afer Prishtines ata thane se idete e tilla mund te kene pasoja te rrezikshme jo vetem per Kosoven por edhe per rajonin. Kjo ide u rihap keto dite nga zevendeskryeministri serb Ivica Dacic. Nenkryetari i Parlamentit te Kosoves Petar Miletiq tha se ndarja eshte e pamundur dhe po qe se do te ndodhte do te ishte shume e demshme.

Ndarja e Kosoves eshte zgjidhje e keqe ne radhe te pare per serbet e Kosoves dhe mendoj se kjo eshte e keqe edhe per serbet qe jetojne ne jug por edhe ata qe jetojne ne veri te lumit Iber. Ne serbet cdo gje qe kemi e kemi ne jug te lumit Iber edhe ne kuptimin shpirteror ekonomik por edhe te popullsise tha zoti Miletiq.

Nderkaq Rada Trajkovic deputete ne Parlamentin e Kosoves nga radhet e Listes serbe tha se kjo ide eshte e demshme edhe per vete Serbine kundruall faktoreve nderkombetare.

Mendoj se eshte e tmerrshme qe me kete projekt dhe me nje nxitje te tille publike ajo e karakterizon veten si faktor te destabilizimit te rajonit tha zonja Trajkovic duke nenvizuar se ne kete menyre Serbia mund te humb edhe perkrahjen e vendeve te Bashkimit Evropian qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves.

Nderkaq Momcillo Trajkoviq kryetar i Levizjes Serbe te Rezistences tha se serbet ne Kosove duhet te pajtohen me rregullat e lojes pavaresisht mospajtimit te tyre me pavaresine e Kosoves.

Ne nuk e pranojme pavaresine e Kosoves por pajtohemi qe te jetojme ketu. Dhe ne duhet te respektojme rregullat. Fakti qe nuk me pelqen shteti i pavarur i Kosoves eshte ceshtje ime. Politikisht mund te ve ne pikepyetje por nuk mund te marre pushken e te qelloj pse nuk me pelqen Kosova e pavarur tha zoti Trajkoviq.

Ai tha se kjo ide ishte hedhur edhe ne vitet e 90-ta kur ishte kundershtuar edhe nga nje pjese e perfaqesuesve politike te serbeve t Kosoves. Ndarja tha si nuk mund te kaloje vetem me Kosoven.

Nderkaq deputeti Sadri Ferati ish minister i pushtetit lokal tha se ndarja nuk eshte e mundur dhe nuk paraqet nje qasje bashkekohore ndersa terhoqi verejtjen se gjendja ne veriun e Kosoves qe lidhet me idene e ndarjeve nuk do te vazhdoje te  jete e njejte per nje kohe te gjate.

Durimi jone qe veriut ti japim me shume kohe nuk do te thote se jane shterur idete dhe ambiciet tona ne veri. Prandaj edhe veriu do te siguroj kushte qe qytetaret pa dallime te jetojne sikur qe kane filluar te jetojne mire ne vendet tjera tha zoti Ferati.

Po sot qeveria e Kosoves ka hapur ne pjesen veriore te qytetit te Mitrovices Qendren per Sherbime te Qytetareve e cila do ti ndihmoje nje ekipi qe tashme eshte funksional per krijimin e komunes se Mitrovices se veriut. Kjo eshte pjese e planeve per krijimin e komunes se re ne ate pjese te vendit te banuar me shumice serbe ku nuk njihen institucionet e Prishtines. Krijimi i komunes se re ne veri eshte parapare me planin e krye negociatorit te Kombeve te Bashkuara Martti Ahtisaari ne baze te cilit edhe eshte shpallur pavaresia e Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›