Komisioni i jashtem i PE diskutoi mbi zgjedhjet ne Shqiperi dhe situaten e krijuar
Komisioni i jashtem i Parlamentit Evropian diskutoi sot mbi procesin e zgjedhjeve te 8 majit ne Shqiperi dhe situaten e krijuar.
Ne zgjedhjet e 8 majit nje delegacion i parlamentit europian vezhgoi nga afer diten e votimit.
Eduard Kukan kreu i delegacionit per marredheniet me vendet e Evropes juglindore i cili ishte ne Shqiperi per te vezhguar zgjedhjet tha sot se perkeqesimi i situates atje tregoi edhe nje here problemet e proceseve ne Shqiperi paaftesine e klases politike per te dialoguar dhe per te gjetur zgjidhje konsensuale.
Keto zgjedhje sipas tij duhet te kishin deshmuar pjekurine e klases politike per te zhvilluar zgjedhje sipas standarteve por ai tha se druhej se keto zgjedhje nuk do ta ndihmojne Shqiperine per te kaluar ngercin politik.
Ne te gjitha diskutimet qe pati u vu re shqetesimi mbi pasojat qe situata e krijuar mund te kete mbi integrimin europian te vendit.
Zoti Kukan kerkoi qe parlamenti europian te flase me nje ze te vetem te koordinuar me ate te Komisionit Evropian dhe Keshillit Evropian.