Presidenti Obama mund të vijë në Shqipëri
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, mund të vizitojë Shqipërinë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë pritet të ndjekë të njëjtën axhendë të paraardhësit të tij, Xhorxh W. Bush, duke ndërmarrë një tur ballkanik në kuadër të anëtarësimit të vendeve të “Adriatik 3” Në NATO. Muaji prill mendohet të jetë momenti kur për herë të parë kreu i shtetit më të madh të botës, të vijë në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur dje nga media kroate, të cilat flasin për një vizitë të Presidentit Obama edhe në Kroaci dhe që koinçidon me samitin e Bukureshtit ku pritet që të dy vendet e Kartës së Adriatikut të bëhen anëtare me të drejta të plota në NATO. Të njëjtën axhendë pati zgjedhur dhe paraardhësi Xhorxh W. Bush, gjatë turit të tij në Ballkan në qershor të vitit 2007. Megjithatë, janë mediat kroate “Jutarnji List” si dhe “Javno”, të cilat publikuan dje lajmin sipas të cilit, Presidenti amerikan Barak Obama mund të vizitojë Shqipërinë dhe Kroacinë në muajin prill, fill pas anëtarësimit të plotë në NATO. “Jutarnji List” shkruan në faqen e saj të internetit se sipas burimeve brenda Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Obama me shumë mundësi do të vizitojë Tiranën dhe Zagrebin menjëherë pas samitit të Strasburgut, kur këto vende të anëtarësohen në NATO. Kjo media shkruan më tej se edhe në qoftë se Obama nuk do të mundet të organizojë një vizitë në këto vende, atëherë kryeministrat e dy vendeve, Sali Berisha dhe Kryeministri kroat do të udhëtojnë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington për të takuar posaçërisht Presidentin e SHBA-ve. Njëkohësisht, një media tjetër kroate, “Javno”, shkruan se sipas disa burimeve konfindenciale në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama do të vizitojë Tiranën dhe Zagrebin në muajin prill. Kjo pohohet edhe në median tjetër, “Globus”. Duke iu referuar burimeve jozyrtare, bëhet e ditur se Presidenti amerikan mund ta bëjë këtë vizitë në prill, sepse me shumë mundësi do të jetë në takimin e G20-s në Londër. “Pas kësaj, - shkruan kjo media, - në datat 3 dhe 4 prill, Presidenti Obama do të takojë liderët e NATO-s në samitin e 6 dhjetorit”. Pas kësaj ai mund të vizitojë të dyja vendet e sapoanëtarësuara, si Shqipërinë dhe Kroacinë dhe do të qëndrojë disa orë. Më tej thuhej se qoftë se kjo vizitë nuk do të bëhet, kryeministrat do të ftohet në Uashington, sapo ata të kenë marrë ftesën e anëtarësimit në strukturën euroatlantike të V