E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi takohet me Kryetarin e Klubit të Ballkanit për Paqen, Osmo Vatresh.

20 nëntor 2009
Sarajevë

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi takoi Kryetarin e Klubit të Ballkanit për Paqen, Osmo Vatresh, gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë për Forumin e 6-të Ekonomik Rajonal për Evropën Juglindore.

Gjatë këtij takimi, Kreu i shtetit theksoi se situata në rajonin e Ballkanit ka ndryshuar në mënyrë thelbësore, duke lënë pas një herë e mirë konfliktet ndëretnike dhe duke kthyer sytë drejt paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë dhe bashkëpunimit ekonomik me synim përmbushjen e aspiratave integruese të të gjitha vendeve të rajonit në strukturat euro-atlantike.

Kryetari i Klubit të Ballkanit për Paqen, zoti Osmo Varesh pasi vuri në dukje rëndësinë e paqes dhe tolerancës mes popujve dhe vendeve të rajonit, vlerësoi rolin moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan në shërbim të paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë duke sjellë si shembull, modelin e papërsëritshëm të shqiptares së madhe, gruas fisnike dhe bamirëse, Nënë Terezës.

Klubi Ballkanik për Paqen është një organizatë ndërkombëtare jo-qeveritare e themeluar në Shkup, më 30 korrik 2004 dhe përbëhet nga 13 vende anëtare: Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Serbia dhe Turqia, etj. Ndër qëllimet kryesore të këtij Klubi janë kontributi në ngritjen e mirëbesimit dhe tolerancës midis vendeve, forcimi i lidhjeve dypalëshe dhe ndërgjegjësimi rreth nevojës së bashkëpunimit rajonal, afirmimi i njohjes së shteteve të Ballkanit për të ndihmuar integrimin më të lehtë në proceset evropiane dhe botërore, etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›