Presidenti Topi takohet me Presidentin maqedonas, Gjorgje Ivanov.

23 qershor 2009
Vlorë
Presidenti i Republikës, Prof .Dr. Bamir Topi zhvilloi sot pasdite një takim me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në kuadrin e takimit jozyrtar katërpalësh që po zhvillohet në qytetin e Vlorës.
Pasi shprehu kënaqësinë për këtë takim duke e vlerësuar si shenjë shumë e mirë të marrëdhënieve intensive mes dy vendeve tona, Presidenti Topi nënvizoi faktin që takimi katërpalësh i Vlorës është një tregues bashkëpunimi në rritje për vendet e rajonit tonë.
Gjatë këtij takimi të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nivelin shumë të kënaqshëm të marrëdhënieve politike, duke vënë theksin në rritjen dhe zgjerimin shkëmbimeve tregtare dhe marrëdhënieve ekonomike, në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, për të cilën do të ishte shumë i vyer vendosja e një "minishengeni" ballkanik. Në këtë drejtim u nënvizua rëndësia e një rrjeti energjitik të përbashkët dhe gjetja e burimeve të reja, përmirësimi i infrastrukturës dhe komunikimit si dhe shkëmbimet kulturore e artistike.
Të dy presidentët vunë në dukje klimën e mirë të bashkëpunimit politik në rajon duke u shprehur se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të orientuar qartë drejt integrimit në strukturat euro-atlantike dhe familjen e madhe evropiane.