Presidenti Topi takohet me Zëvendëspresidentin e Bullgarisë, Angel Marin.

15 maj 2009
Durrës
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot në mjediset e Hotel Adriatikut në Durrës një takim me Zëvendëspresidentin e Republikës së Bullgarisë, Angel Marin dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë për të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare “E ardhmja dhe siguria e Ballkanit Perëndimor”.
Pasi i uroi mirëseardhjen, Presidenti Topi shprehu kënaqësinë e veçantë të këtij takimi dhe vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe, duke e cilësuar Bullgarinë si një vend mik dhe partner në rrugën e përbashkët të integrimit euroatlantik. Kreu i shtetit shqiptar, duke shprehur me këtë rast rëndësinë e shkëmbimeve të vizitave reciproke të niveleve më të larta, siç ishte ajo e para disa kohëve e Presidentit Parvanov në vendin tonë dhe e delegacionit parlamentar bullgar, theksoi se këto marrëdhënie të ngushta forcojnë akoma më tej dialogun dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.
Në këtë kuadër, Presidenti Topi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, duke shprehur besimin në vazhdimësinë e saj edhe në të ardhmen, me një bashkëpunim të gjerë në kuadrin e NATO-s dhe përfitimin nga përvoja e çmuar integruese bullgare. Gjithashtu, Kryetari i shtetit shqiptar shprehu dëshirën dhe besimin në ndihmesën e Bullgarisë për Shqipërinë, për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
Biseda mes Presidentit Topi dhe Zëvendëspresidentit të Bullgarisë, Angel Marin u përqëndrua edhe në disa projekte konkrete, kryesisht në fushën e ekonomisë, energjetikës, tregtisë, etj, dhe në rëndësinë e realizimit të projekteve domethënëse siç është ai i Korridorit të 8-të, çka do t’i jepte një përparësi të veçantë zhvillimit më të shpejtë të vendeve të rajonit në përgjithësi. Në këtë kontekst, Presidenti Topi vuri në dukje se një rol parësor do të luante liberalizimi i regjimit të vizave nëpërmjet vullnetit të përbashkët politik.
Zëvendëspresidenti bullgar, Angel Marin, pasi falenderoi për pritjen e rezervuar nga Kreu i shtetit shqiptar, si një shprehje e vlerësimit të veçantë të kontakteve mes dy vendeve tona, shprehu admirimin për arritjet dhe sukseset e shënuara nga Shqipëria gjatë viteve të fundit në rrugën e saj integruese. Z. Marin shprehu besimin në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira dypalëshe, duke siguruar në mbështetjen e fuqishme që Bullgaria do të japë për Shqipërinë në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë dhe në procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian.