E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi takohet me reporterët e KE-së

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot në mjediset e Pallatit të Brigadave dy raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Jako Laks dhe Dejvid Uilshajër në kuadër të vizitës së tyre në vendin tonë. Sipas një deklarate për shtyp thuhet se në këtë takim trajtuan tema aktuale e të rëndësishme të zhvillimeve në vend, duke u përqendruar kryesisht në ecurinë e reformave kyçe realizimi i së cilave është një nevojë dhe domosdoshmëri në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›