Prokuroria njeh me akuzat te thirrurit per Gerdecin

Tiranë, 11 shkurt, 12:01, NOA – Prokuroria e Përgjithshme i ka njohur të thirrurit e saj paraditen e sotme mbi çështjen e Gërdecit, me akuzat që janë ngritur ndaj tyre.
Bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se akuza kryesore që rëndon mbi 20 zyrtarët e lartë të ushtrisë dhe ministrisë së Mbrojtjes është ajo e shpërdorimit të detyrës në përcaktimin e Gërdecit si vend për demomtimin e armëve dhe municioneve.
Sipas organit të akuzës, nëse nuk do të ishte firmosur një gjë e tillë, do të ishte shmangur me siguri tragjedia e 15 marsit të vitit të kaluar, e cila rrëmbeu 26 jetë njerëzore dhe plagosi mbi 300 të tjera.
n.e/NOA