E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Islami: Raportuesit e KE-se, po ishin te shqetesuar

Tiranë, 11 Shkurt, 14:40, NOA - Deputet i PS, njëherësh aëtar i delegacionit shqiptar pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Kastriot Islami, tha sot në një konferencë së, Kryeministri Sali Berisha është kokëfortë përballë Këshillit të Europës.

“Ligji i lustrimit ka qenë tema kryesore që ka angazhuar dhe shqetësuar maksimalisht bashkëraportuesit e KE. Dihet tanimë qëndrimi i PS: Ky ligj është miratuar në mënyrë të njëanshme vetëm nga maxhoranca, shkel kushtetutën në më shumë se 28 raste, është i pazbatueshëm dhe në dhunim me parimet dhe orientimet e APKE të vitit 1996. Ky ligj ka për synim të dëmtojë apo të paralizojë Gjykatën Kushtetuese dhe sistemin e drejtësisë.”, tha në fjalën e tij, Islami.

Sipas tij, “ky ligj vjen në momentin kur për herë të parë Prokuroria e Përgjithshme ka filluar të godasë korrupsionin e nivelit më të lartë, të kabinetit Berisha, të ministrave të tij kryesore dhe të të gjithë fijeve që shkojnë te kryeministri dhe familja e tij”

Sipas Kastriot Islamit, bashkëraportuesit e KE, largohen të shqetësuar si asnjëherë tjetër.  Arsyeja bazë sipas tij është se, qeveria Berisha, jo vetëm nuk ishte bashkëpunuese, por fatkeqësisht e vendosur për të vazhduar me kokëfortësi rrugën e saj. Bashkëraportuesit kanë kritikuar shmangien e marrjes paraprake të opinionit nga Komisioni i Venecias. Ata lanë shprehur shqetësimin për presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese, deklaroi deputeti i PS-së, Kastriot Islami.

“PS  vlerëson demagogjike qëndrimin për të kërkuar asistencën e Komisionit të Venecias për implementimin e këtij ligji i cili dhunon qartazi parimet e KE dhe duhet të kalojë fillimisht përmes gjykimit të Gjykatës Kushtetuese. PSSH kërkon që të pezullohet zbatimi i ligjit, të lihet e qetë që Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin për pezullimin e zbatimit dhe më tej të ftohet Komisioni i Venecias për të gjykuar përmbajtjen dhe përputhshmërinë e tij me Kushtetutën e Shqipërisë dhe parimet e KE”, përfundoi deklaratën, deputetit i PS-së, Kastriot Islami.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›