Presidenti Topi takon Ambasadorët Lohan dhe Montobio.

7 maj 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në mesditë Kreun e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ambasadorin Helmut Lohan, si dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, Manuel Montobio de Balanse, me të cilët zhvilloi një bisedë për situatën më të fundit politike në vend. Ky takim erdhi në vazhdën e disa takimeve të tjera që Kreu i Shtetit ka zhvilluar sot edhe me Zëvendëskryeministrin Meta dhe Ambasadorin amerikan, Xhon Uithers II në rezidencën e këtij të fundit.
Palët në takim shkëmbyen mendime lidhur me aktualitetin politik, duke iu referuar kryesisht grevës së urisë filluar nga deputetët socialistë dhe mbështetësit e kësaj force politike. Bashkëbiseduesit vunë theksin në rëndësinë e rifillimit sa më të shpejtë të dialogut politik institucional, i cili është një hap sa i domosdoshëm, aq edhe i rëndësishëm për kapërcimin e situatës së krijuar dhe zgjidhjen e saj në kërkim të ruajtjes së standardeve institucionale dhe të forcimit të vlerave demokratike në Shqipëri dhe ecurisë së suksesshme drejt integrimit të plotë të saj në Bashkimin Evropian.