Presidenti Topi pret Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Lutfi Haziri.

7 maj 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Lutfi Haziri dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë. Në takim ishte i pranishëm edhe Zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, zoti Nikollë Lesi si dhe Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Gazmend Pulaj.
Presidenti i Republikës shprehu kënaqësinë për këtë takim me zotin Haziri dhe i uroi mirëseardhjen në Shqipëri, duke vlerësuar se vizita dhe takime të niveleve të tilla të larta i shërbejnë forcimit dhe zhvillimit të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit të frytshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës. Presidenti Topi vuri në dukje mbështetjen e shtetit shqiptar dhe të institucioneve të tij për Kosovën në përballimin me sukses të të gjitha sfidave të së sotmes për të ardhmen.
Nga ana e tij, Ministri Haziri e falënderoi Presidentin Topi për këtë takim, të cilin gjithashtu e vlerësoi si të rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës e të sporteve mes Shqipërisë dhe Kosovës si dhe të ardhmes evropiane të rinisë shqiptare. Në këtë kontekst zoti Haziri theksoi “domosdoshmërinë e bashkëpunimit në fushën e kulturës si një ndër shtyllat më të rëndësishme në themelet e shtetit të ri të Kosovës, por edhe si një ndër pikat ku ne ndajmë kaq shumë vlera të përbashkëta.”