OSSH, grupe gadishmërie për riparimin e avarive
TIRANE- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes po punon intensivisht për të riparuar cdo avari të shkaktuar si pasojë e motit të keq. Burime zyrtare të OSSh-së kanë bërë të ditur se janë ngritur grupe speciale për rregullimin defekteve në linjat e transmetimit 35 kw në të gjitha zonat malore dhe juglindore të vendit, të cilat po përballen me rreshjet e dëborës e me të ftohtin e ditëve të fundit.
Sot, grupet e gadishmërisë së OSSH-së, po bëjnë përpjekje intensive për të riparuar linjën e transmetimit të energjisë në fidrat e fshatrave të Librazhdit, në fshatrat e largët të Shkodrës, si dhe 2 fidra në linjën Velipojë-Plazh. Ndërkaq bëhet e ditur se dje janë riparuar dy linja 35 kw në Velipojë dhe Malësi të Madhe.
Grupet e gadishmërisë po përpiqen të rregullojnë avarite brenda ditës, për të shmangur sa më tepër mungesën e energjisë në këto zona, ku banorëve u është dashur të përballen me të ftohtin e acartë të këtyrë ditëve, në mungesë të energjisë elektrike.
(e.n / ATSH / Balkanweb )