Presidenti Topi dhe Presidenti boshnjak, Silajxhiç, rikonfirmojnë vullnetin për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

17 qershor 2008
Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ka nisur sot një vizitë dy ditore në Shqipëri Kryetari i radhës së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Dr. Haris Silajxhiç.
Presidenti Silajxhiç dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Pas pritjes zyrtare ceremoniale me truprojë nderi të dy Presidentët patën një takim kokë më kokë dhe më pas u zhvilluan bisedimet zyrtare midis dy delegacioneve.
Më pas në prani të dy krerëve të shteteve u nënshkruan dy marrëveshje të rëndësishme. Marrëveshja e parë “Për promovimin dhe mbrojtjen reciproke të investimeve” u nënshkrua nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Genc Ruli dhe nga Ministri i Jashtëm i Bosnje-Hercegovinës, Sven Alkalaj. Ndërsa marrëveshja e dytë “Për shmangien e tatimit të dyfishtë në lidhje me taksat dhe kapitalin si dhe për parandalimin e evazionit fiskal” u nënshkrua nga Zëvendësministri i Financave, Florjon Mima dhe për palën boshnjake nga Zëvendësministri i Fiancave dhe Thesarit, Fuad Kasumovi.
Në vijim, Presidenti Topi dhe Presidenti Silajxhiç dolën para mediave në një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila më poshtë vijon e plotë:
Presidenti i Republikës, Bamir Topi: Përshëndetje! I nderuar Presidenti Silajxhiç! Kam kënaqësinë të komunikoj me mediat pikërisht mbi atë çfarë kemi biseduar së bashku në takimin kokë më kokë por edhe në takimet mes dy delegacioneve për marrëdhëniet mjaft të mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Bosnje – Hercegovinës, për atë që ne kemi rënë dakord së bashku që është jetike për dy vendet tona, që e ardhmja e vendeve tona patjetër që do të projektohet sikurse ka nisur në familjen euroatlantike.
Është e domosdoshme që midis dy vendeve tona të rritet niveli i dialogut politik dhe vizita juaj e dëshmon këtë dhe dialogu politik duhet të bashkëshoqërohet me rritjen e investimeve reciproke, me krijimin e një terreni të lirë në komunikim dhe bashkëpunim në të gjithë rajonin ballkanik. Unë theksova në takim që pavarësia e Kosovës është një element i ri gjeopolitik në rajonin tonë shumë i rëndësishëm dhe besoj një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajonin ballkanik. Kosova, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe të gjithë vendet e Ballkanit, sikurse e kam thënë dhe herë tjetër, duhet që në mënyrë definitive t’i largohen skenareve retrospektivë të marrëdhënieve ndëretnike, t’i kthehen një klime intensive të bashkëpunimit, vende të lira dhe sovrane për të bërë të mundur që së shpejti të jenë me të drejta të plota në familjen evropiane.
Nënshkrimi i dy marrëveshjeve, i cili sapo u realizua në praninë tonë dëshmon pikërisht atë që thashë që një erë e re ka filluar të fryjë. Ju edhe unë gjithashtu vumë në dukje që vendet tona po zhvillojnë infrastrukturën, po i japin një rëndësi të veçantë zhvillimit të turizmit dhe shkëmbimet reciproke, lëvizja e lirë e njerëzve edhe në këtë aspekt është e dëshirueshme. Edhe hapja e konsullatave, hapja e ambasadave për t’iu rikthyer pikërisht atij momenti kur ju keni qenë i pranishëm në Shqipëri, patjetër që do t’i kontribuojë rritjes së këtyre marrëdhënieve.
Zoti President! Kemi shprehur vazhdimisht në të gjitha takimet ndërkombëtare, e shprehim edhe sot, që dialogu dhe komunikimi civil midis lidershipit është shumë i rëndësishëm, por edhe lëvizja e lirë dhe kontaktet e njerëzve të thjeshtë e njerëzve të biznesit do ta bënte më të natyrshëm këtë komunikim.
Ne në Shqipëri kemi një komunitet boshnjak, në Borak, pranë Shijakut. Janë njerëz mjaft të integruar në shoqërinë shqiptare, njerëz të cilët kanë lënë një gjurmë shumë të mirë në komunikimin dhe në bashkëjetesën mbasi janë të harmonizuar dhe të gjitha standardet respektohen si të gjithë. Po ashtu edhe në Bosnje – Hercegovinë ka një komunitet shqiptarësh që kalkulohen rreth 80 mijë. Padyshim janë ura të rëndësishme të komunikimit dhe të farkëtimit të kësaj miqësie që ekziston midis dy vendeve.
Me besimin zoti President që e ardhmja do të jetë më bashkëpunuese, më lejoni t’ju uroj një vizitë të suksesshme në Shqipëri, ku do të keni rastin të takoni personalitete të ndryshme të vendit dhe mbi të gjitha të kontaktoni njerëz dhe një realitet që ju e shikoni për herë të parë në vizitën tuaj të parë në Shqipëri.
Kryetari i radhës së Presidencës së Bosnje - Hercegovinës, Haris Silajxhiç: Zoti President, shkëlqesi ministra dhe të dashur miq! Në emër të delegacionit të Bosnje dhe Hercegovinës dhe në emrin tim personal ju shpreh kënaqësinë që ndodhemi për vizitë në Shqipëri dhe mund t’ju them që ndjehemi shumë mirë këtu.
Bosnje – Hercegovina ka dhe nevojën dhe interesin që në mënyrë të vazhdueshme të krijojë dhe të zhvillojë marrëdhëniet në nivele të ndryshme me Shqipërinë. Mendoj që kjo vizitë do të ndihmojë në krijimin e një gjëje të këtillë. Mendoj që kjo do t’i kontribuojë dhe interesit të të gjithë vendeve të rajonit tonë. Të gjitha këto vende po bëhen gati për t’u bërë pjesë me anëtarësi të plotë në Bashkimin Evropian. Shqipëria ka nënshkruar MSA-në, ne këtë e bëmë dje, një ditë përpara se të vinim me vizitë në Shqipëri. Përsa i përket NATO-s, gjithashtu Shqipëria ka marrë ftesën për t’u bërë anëtare e NATO-s në Samitin e Bukuresht, ndërsa ne në këtë Samit kemi marrë statusin e vendit që zhvillon dialogun intensiv me NATO-n. Unë besoj shumë në këtë, që afrimi në NATO do të japë kontributin e vet për paqen dhe stabilitetin në rajon që është i rëndësishëm për të gjithë ne.
Zoti President përmendi edhe komunitetin boshnjak në Shqipëri, komunitet i cili për shkak të rrethanave të ndryshme dhe të fatit ndejti në Shqipëri, gjeti këtu shtëpinë e tij, por megjithat nuk harruan se ku i kanë rrënjët. Zoti President na ftoi t’i vizitojmë. Ata kanë ardhur në Sarajevë dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që Bosnje – Hercegovina, pra atdheu i tyre i vjetër të jetë prezent këtu në Shqipëri.
Zoti President, ju falenderojmë për mikpritjen e ngrohtë.
Pyetje – TVSH: Zoti Silajxhiç, cilat do të jenë marrëdhëniet që federata juaj do të krijojë me shtetin më të ri në botë, Kosovën dhe kur do ta njohë vendi juaj Kosovën?
Presidenti Silajxhiç: Tani për tani në Bosnje – Hercegovinë, Presidenca ka vendosur, sepse ne kemi një Presidencë të përbërë nga tre veta, pra ka vendosur që hë për hë të mos japë vendim për këtë gjë deri në një kohë të pacaktuar. Bosnje – Hercegovina ka për qëllim të krijojë dhe të ruajë stabilitetin në rajon dhe ka për qëllim që të jetë një vend me rëndësi të veçantë për të ruajtur stabilitetin në Evropë, në Evropën e Bashkuar në përgjithësi dhe veçanërisht në rajonin e Ballkanit, si dhe këmbëngulim që me të tërë vendet e rajonit të krijojmë vendet e rajonit.
Pyetje – ORA NEWS: Presidenti Topi, cili është komenti juaj për rivendosjen e misionit të UNMIK-ut dhe zëvendësimin e tij me EULEX në Kosovë? Dhe një pyetje për Presidentin e Bosnje – Hercegovinës, ju keni një shkruar një libër për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës, një pasion juaj i hershëm për historinë, apo ndonjë lidhje e veçantë me Shqipërinë?
Presidenti Topi: Pyetja juaj është shumë e rëndësishme. Sikurse jeni në dijeni misioni EULEX është vendosur për të vazhduar misionin e vet në Kosovë. Jemi në momentin kur Kosova ka shpallur dhe ka miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, gjithashtu ka miratuar himnin e vet kombëtar. Është një situatë e re kur kompetencat e Presidentit të Republikës së Kosovës janë rritur, por njëkohësisht kemi edhe një periudhë tranzicioni të kalimit të kompetencave të UNMIK-ut tek EULEX. Është një situatë përgjithësisht komplekse, por e qartë se si do të realizohet. Qoftë misioni i UNMIK-ut, i cili përfaqësohej nga zoti Ryker, që dha dorëheqjen, qoftë EULEX-i, qoftë forcat e NATO-s janë në një moment të rëndësishëm bashkëpunimi që nuk pritet në një ditë, por gradualisht do të garantojë që në Kosovë të vazhdojë stabiliteti, që Kosova të mos ketë asnjë lloj shansi që të realizohen skenare për ndarjen e Kosovës, Kosova do të jetë një territor integral, i ndërtuar si një shoqëri multietnike në respekt të të gjitha minoriteteve dhe sikurse e thashë në fjalën time, i projektuar për të qenë në familjen euroatlantike.
Presidenti Silajxhiç: Përsa i përket pyetjes suaj nuk kam ndonjë koment të veçantë. Bosnje - Hercegovina është e interesuar për stabilitetin në këtë rajon dhe shpresojmë që drejtimet do të japin kontributin e vend pikërisht për stabilitetin. Përsa i përket kësaj çështjeje, është e saktë që unë kam botuar një libër që titullohet “Arkivat”, ku kam trajtuar disa çështje nën titullin “Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara karshi Shqipërisë (1912-1939)”. Ju e dini se për çfarë flas unë, deri tek invazioni italian. Flet për historinë e rajonit dhe veçanërisht të Shqipërisë dhe u mundova ta bëja këtë përpara zgjedhjeve që deri atëherë nuk ishin kryer. Kjo mund t’i shërbejë edhe kërkuesve të rinj, të cilët janë të interesuar për këtë fushë. Fatkeqësisht shumë material ka mbetur i pashkruar, i pahedhur, sepse nuk bëhet fjalë për interpretimin e historisë, sesa për dëshirën që këto materiale në mënyrë kronologjike dhe tematike të shprehen në përputhje me shkencën e historisë. Libri është përkthyer edhe në shqip. Kam pasur rastin që të njihem edhe me përkthyesin dhe për këtë më vjen shumë mirë, vetëm se nuk kam asnjë kopje të tij në gjuhën shqipe. E përsëris që në dokumentet që unë kam botuar, të cilat nuk kanë qenë të botuara deri në atë kohë mund t’i shërbejnë si udhërrëfyes atyre njerëzve që duan të merren me këtë gjë. Sigurisht që unë kam shfrytëzuar burime, të cilat nuk kanë qenë të njohura deri në atë kohë, por kam shfrytëzuar gjithashtu edhe shtypin dhe shumica e këtyre burimeve që unë kam shfrytëzuar gjenden në arkivin qëndror në Uashington. Kjo është përgjigja ime.