E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Papulias

26/03/2010 Festa Kombëtare e Greqisë

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Greqisë, Karolos Papulias, me rastin e Festës Kombëtare të Greqisë. “Kjo ditë e shënuar për kombin tuaj, më jep mundësinë të shpreh bindjen time të thellë se me angazhimin tonë të përbashkët, marrëdhëniet tradicionale midis Shqipërisë dhe Greqisë do të njohin zhvillime të mëtejshme, në të mirë të përbashkët të dy vendeve tona, si dhe në interes të paqes, stabilitetit e përparimit të të gjitha vendeve të rajonit tonë. Kam besimin se bashkëpunimi ynë, tashmë si aleatë në NATO, do të zgjerohet edhe më shumë në këtë kuadër”, - thuhet në mesazhin e kreut të shtetit. Ai përfundon me vlerësimin që Presidenti Topi i shpreh homologut të tij për mbështetjen që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe besimin se kjo mbështetje do të vazhdojë dhe në të ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›