E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Afrikës së Jugut me rastin e Festës Kombëtare.

27 prill 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Afrikës së Jugut, Kgalema Motlanthe me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin uron për lumturi e begati.

“Me këtë rast, dëshiroj të shpreh besimin tim se marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë ndërmjet popujve e vendeve tona do të zhvillohen e forcohen më tej në të ardhmen.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›