Presidenti Topi pret Kryeministrin e Greqisë, Karamanlis.

27 prill 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në mjediset e Pallatit të Brigadave, Kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kostantinos Karamanlis dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
Presidenti i Republikës i përcolli z. Karamanlis kënaqësinë e veçantë për të pritur, për herë të parë, në një vizitë zyrtare në Tiranë, Kryeministrin e një vendi mik, i një vendi partner strategjik dhe, së fundmi, i një vendi aleat në familjen e madhe të sigurisë dhe demokracisë, në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Në vijim, Kryetari i Shtetit vlerësoi si shumë të mira marrëdhëniet e gjithanshme që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe shprehu bindjen se dhe kjo vizitë dhe bisedimet që po zhvillohen me këtë rast, në frymën e miqësisë dhe vizionin e një bashkëpunimi me interes të ndërsjellë, do t’u shërbejnë konsolidimit dhe thellimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve. Në këtë kontekst, Presidenti Topi u shpreh se “fryt i këtij bashkëpunimi të ngushtë dhe i frymës së mirëbesimit ishte edhe nënshkrimi sot i marrëveshjes mes të dy vendeve”.
Gjatë bisedës, Presidenti Topi e njohu Kryeministrin Karamanlis me disa prej momenteve më të rëndësishme në ecurinë e reformave integruese të Shqipërisë në strukturat euroatlantike, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në përgatitjen e klasës politike shqiptare dhe të qytetarëve shqiptarë për të realizuar me sukses zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Kryetari i Shtetit vuri në dukje se “aktualisht jemi të angazhuar në mbylljen me sukses të procesit të prodhimit dhe pajisjes së shtetasve me letërnjoftime që është e një rëndësie parësore edhe për shkak të përdorimit të tyre si mjet identifikues gjatë këtyre zgjedhjeve”. Presidenti Topi u shpreh i bindur në vullnetin maksimal të politikës dhe qytetarëve shqiptarë për të zhvilluar një proces zgjedhor të ndershëm, të lirë, të pakontestuar dhe sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, duke e konsideruar këtë një tjetër sfidë, përballimi i plotë dhe me sukses i së cilës do të jetë një hap më tej, i fortë dhe i sigurtë dhe një provë shumë e rëndësishme për ta integruar Shqipërinë në Bashkimin Evropian.
Intensifikimi i bashkëpunimit dypalësh në aspektin ekonomik u nënvizua si një nevojë dhe perspektivë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në këtë kontekst, Presidenti Topi vuri në dukje klimën e përshtatshme dhe mundësi të gjera e konkrete që Shqipëria ofron për investitorët e huaj, duke nxitur kështu më tepër investime të bizneseve prestigjioze greke në vendin tonë në fusha të ndryshme si dhe rritjen e vëllimit të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike.
Presidenti Topi vuri në dukje integrimin e suksesshëm të bashkatdhetarëve tanë në Greqi duke nënvizuar faktin se mbarëvajtja dhe mirëqenia e emigrantëve shqiptarë në shtetin helen shërben si urë e fortë lidhëse miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve dhe popujve tanë sot dhe në të ardhmen.
Sa i përket situatës në rajonin ballkanik, në këtë takim, Presidenti i Republikës, ritheksoi mbizotërimin e një klime të qetë dhe bashkëpunuese, duke shprehur bindjen se të gjitha vendet e rajonit tonë janë të projektuara qartë drejt integrimit në strukturat euro-atlantike dhe në gjirin e familjes së madhe evropiane.
Nga ana e tij, Kryeministri Karamanlis, pasi falenderoi për mikpritjen e ngrohtë me të cilën u prit së bashku me delegacioni që e shoqëron, shprehu “kënaqësinë që po viziton Shqipërinë mike”, duke nënvizuar “përparimin e madh të bërë gjatë viteve të fundit si përsa u përket marrëdhënieve dypalëshe, ashtu edhe zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”.
Kreu i qeverisë greke uroi Presidentin e Republikës për arritjen e madhe historike të Shqipërisë, anëtarësimin e saj me të drejta të plota në NATO, duke vënë në pah faktin se “një tjetër vend fqinj u bë edhe aleat në Aleancën e madhe të Atlantikut të Veriut”.
Kryeministri Karamanlis theksoi qëndrimin e njohur të qeverisë dhe popullit të tij në mbështetje të plotë të orientimit euro-atlantik të Shqipërisë dhe e siguroi Presidentin Topi se kjo mbështetje do të vazhdojë të jetë e qëndrueshme edhe më tej. Zoti Karamanlis ndau të njëjtën pikëpamje me Kreun e shtetit shqiptar se “ e ardhmja e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë në gjirin e familjes evropiane dhe institucioneve të saj dhe kjo do të ishte një garanci absolute për qëndrueshmërinë dhe begatinë e rajonit tonë”.