FJALA PËRSHËNDETËSE E PRESIDENTIT TOPI NË MBLEDHJEN E PËRGJITHSHME TE PROKURORËVE.

17 qershor 2008
E nderuar zonja Prokurore e Përgjithshme,
Të nderuar prokurorë,
Është një kënaqësi e veçantë të jemi së bashku sot në një eveniment të rëndësishëm që ka sot institucioni i organit të akuzës, ku të gjithë së bashku jemi mbledhur për të rinovuar tre anëtarë të Këshillit të Prokurorisë, një organ shumë i rëndësishëm që do të funksionojë, sigurisht në mënyrë të vazhdueshme sa kohë do të funksionojë organi i akuzës. Kjo strukturë nuk është adoptuar thjesht për kushtet e Shqipërisë, është një strukturë, e cila është implementuar në funksion të problemeve që ka organi i akuzës, por edhe si eksperiencë e vendeve demokratike.
Natyrisht, pjesëmarrja ime sot këtu është pjesë e angazhimit tim institucional që buron jo thjesh nga pozicioni, buron nga Kushtetuta, si një pjesë shumë e rëndësishme e asaj hallke, e cila konsiderohet si finalizim i procesit të emërimit dhe të shkarkimit të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Unë, padyshim sot kam rastin t’ju inkurajoj në rrugën tuaj fisnike, në rrugën tuaj të vështirë, në rrugën tuaj, e cila nuk ka ecur pa probleme, sikurse në të gjitha institucionet në një shtet të ri, në një shtet që del nga një izolim shumëvjeçar, dhe kuptohet në këndvështrime të ndryshme, shtatëmbëdhjetë vjet për disa gjëra janë shumë, shtatëmbëdhjetë vjet për disa gjëra nuk janë të mjaftueshme. Pra, është një këndvështrim relativ, shpeshherë bëhet edhe në këndvështrime të politizuara.
Sot me cilësinë që kam, fatmirësisht jam i çliruar jo vetëm nga detyrimet e një karriere të gjatë politike, jam i çliruar edhe psikologjikisht dhe sot jam i motivuar që së bashku me ju të përballim një situatë që ka të bëjë me konsolidimin e shtetit ligjor. Kjo është një detyrë shumë qytetare, kjo është një detyrë, e cila kërkon patjetër një bashkërendim ligjor, vullnet personal dhe kolektiv, kërkon një solidaritet, kërkon patjetër një rritje të imazhit të Institucionit të Prokurorisë, që padyshim, sikurse thashë, ka vuajtur jo pak në të kaluarën, vuan jo pak sot, por ajo që është më e rëndësishme dhe që duhet evidentuar është që tendencat, performanca, kurba e rritjes së institucionit është e dukshme. Këtë duhet ta konstatoni ju, këtë duhet ta reklamoni përmes punës suaj, sepse nuk keni nevojë të bëni reklama publike, të bëni promocion politik të karrierës suaj, sepse ju jeni profesionistë dhe ky është dallimi që e bën të dukshëm një profesionist karriere nga politika. Politika mund të flasë nga ora shtatë e ditës së sotme deri në orën shtatë të ditës së nesërme. Politika është aktive, flet shumë, mburret shumë, bën shumë, sigurisht që bën shumë, edhe akuzon shumë. Ju keni një detyrë tjetër. Ju vërtet prodhoheni nga institucionet që prodhon politika, ju buroni nga të gjitha varësitë kushtetuese institucionale, por ju keni një mision shumë, shumë të rëndësishëm. Ajo që është në qendër të aktivitetit tuaj është pikërisht karriera profesionale në funksion të ligjit. Sot, këtë e perceptojnë pa mëdyshje edhe ata që janë të mbyllur nëpër zyra, por e perceptojnë më shumë ata, që i kemi në fund të sallës sot, janë mediat, këtë e percepton çdo qytetar. Kur del në rrugë të gjithë i kanë sytë tek drejtësia. Jo pa qëllim i kanë sytë tek drejtësia, sepse shpeshherë nuk gjen drejtësi. Jemi mësuar ta artikulojmë këtë pafundësisht. Takohemi me gjyqtarë diskutojmë për nevojën dhe domosdoshmërinë e dhënies së drejtësisë. Takohemi sot me prokurorë diskutojmë për këtë element. Futemi në një zyrë të shtetit kërkohet drejtësi. Shkojmë në hipoteka kërkohet drejtësi. Shkojmë në arsimin qoftë ky i mesëm, apo i lartë, kërkohet drejtësi. Diskutojmë çështjen e pronësisë, kërkohet drejtësi. Edhe tek ai që është i mbyllur brenda mureve të burgut kërkohet drejtësi.
Vlerësoj, natyrisht tërë paraqitjen profesionale të Prokurores së Përgjithshme, e cila kërkoi nga ju vetëm elementë të profesionalizmit, ligj, kontur ligjor të cilin ne e kemi, e që domosdoshmërisht do të kërkojë të reformohet, uroj dhe shpresoj me pjesëmarrjen tuaj, në mënyrë që të gjithë nga i pari tek i fundit në këtë vend të kuptojmë se askush nuk mund të ketë domenin mbi të gjitha. Kjo është panorama, kjo është fizionomia e institucioneve në një vend demokratik, “Check and Balance”. Kushtetuta i ka përcaktuar shumë qartë. Dikush është në Institucionin e Presidentit, dikush tjetër është në Parlament, dikush në Qeveri, në organet kushtetuese, ju të gjithë jeni në organin e akuzës, e kam fjalën këtu nga i pari që është Prokurori i Përgjithshëm tek i fundit që është prokuror në një rreth periferie. Ju keni një detyrë të cilën dita ditës duhet ta forconi, duhet të bëheni të ndërgjegjshëm që nuk mund të ketë më prokurori politike, nuk mund të ketë më influenca politike, që asgjë nuk ka përfunduar, gjithçka është në zhvillim, por simptomat e këtij procesi janë të dukshme. Një erë e re ka filluar të fryjë për Prokurorinë. A mund të jetë kurba në fillim? E rëndësishme është që të konstatohet se ka një tendencë. Dhe unë besoj që gjëja më e rëndësishme në këtë lloj komunikimi është që Prokurori i Përgjithshëm, secili nga ju, të forcojë në mënyrë substanciale komunikimin. Vërtet organi i kryeprokurorit është një organ që operon në mënyrë vertikale, padyshim, edhe duhet të respektohet në këtë mënyrë që të forcohet autoriteti, të forcohet personaliteti. Por kjo nuk do të thotë, unë e kam konstatuar që ka filluar të funksionojë si e tillë, që komunikimi duhet të jetë shumë luajal dhe brenda kornizave institucionale duhet të ketë respekt për kolegun, duhet të ketë solidaritet, duhet të shmanget në mënyrë absolute tentativa për të qenë i izoluar secili në procesin e tij. Kjo është arsyeja që jemi të mbledhur të gjithë sot këtu, jemi të mbledhur pikërisht jo vetëm për të zgjedhur tre vetë në Këshillin e Prokurorisë, por për t’i dhënë një rëndësi të veçantë këtij organi, i cili është shumë i rëndësishëm në funksion të këshillimit të politikave të institucionit të Prokurorisë dhe të mjaft problemeve që ju siguroj që ju i keni me shumicë dhe i keni të vështira.
Unë nuk e shoh të arsyeshme të futem në elementë profesionalë që nuk i takojnë profesionit, sepse kam besim tek profesionistët, secili diskuton brenda standardeve të veta. Unë flas me standardin e institucionit që përfaqësoj sot. Por, ajo që është në vëmendjen e publikut, në shqetësimin e të gjithëve dhe në shqetësimin tim është që organi i Prokurorisë duhet të rifitojë besimin tek publiku. Rifitimi i besimit tek publiku është shumë i rëndësishëm, sepse do t’ju bëjë juve që të keni më prestigj në punën tuaj, të ndiheni më të sigurtë në punën tuaj në mënyrë që ajo shprehja “të mos ta kapim”, sikurse tha Kryeprokurorja “çështjen post factum”, e në shumë raste, të mos të kapet “post mortum”, kur njerëzit të kenë ikur nga kjo botë, të kenë ikur si pasojë e krimit të organizuar, e krimit ordiner. Secili ka të drejtë të jetojë jetën e tij në kufijtë e lirisë dhe të demokracisë të një vendi dhe patjetër ju jeni një hallkë shumë e rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar, i cili nuk është më në kornizat e një trajtimi nacional, por është transnacional. Kjo është arsyeja që institucioni i Prokurorisë, institucionet tona sot bashkëpunojnë me vende fqinje, me vendet që mund të mos jenë fqinj në kufijtë gjeografikë, por ne kemi një bashkëpunim shumë të rëndësishëm me vende që janë partnere, vende që na kanë ndihmuar në procesin e vështirë të konsolidimit të institucioneve dhe mbi të gjitha të konsolidimit të mendimit, të një psikologjie të re.
Ne sot dëshirojmë të promovojmë figura, të cilat nuk tentojnë të gjejnë lidhje të shkurtra të influencës dhe të politikës, por bazohen mbi staturën e vet. Statura presupozon ndershmëri, integritet, profesionalizëm. Në rast se secili prej jush do të punojë në këtë linjë, nuk do të merret thjesht me procese që ka gjatë ditës, por do të studiojë, nuk do të merret me tentativat për suport, por do të jetë luftëtar i vendosur i kauzës për të cilën ai është shkolluar dhe punon, për të cilën atij i është besuar ai pozicion, atëherë ne do të kemi shanse, do të kemi një Prokurori që respektohet, një Prokurori e cila lehtëson punën e Gjykatës, një Prokurori e cila nuk do të zhgënjehet për të gjitha ato akte ekspertize që çon në Gjykatë.
Një element tjetër shumë të rëndësishëm që ka të bëjë shumë me psikologjinë dhe me perceptimin publik është barazia e njerëzve para ligjit. Duhet të zhduket në mënyrë definitive ajo që pëshpëritet sot gati në sintoni në të gjitha ambientet shoqërore: dikush burgoset me vite për vjedhjen e një celulari, ndërsa të tjerë që mund të kenë bërë vepra kriminale lëvizin të lirë, zaptues pronash lëvizin të lirë, i zhvillojnë ato prona, i implikojnë në procese të deformimit të pronave edhe punonjësit shtetërorë, i implikojnë edhe njerëz të cilët mund t’i kenë emëruar, i implikojnë edhe njerëz, ose bashkëimplikohen edhe me procese të tilla dhe këto procese sot nuk janë thjesht në detyrimin qytetar të Presidentit të Republikës për t’i thënë, janë shqetësime qytetare, janë letra që vijnë në Presidencë, janë me siguri çështje që kanë ardhur tek ju, janë në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë gjëra që thuhen do kudo. Ju do të thoni që jeni vetëm një hallkë, kur merrni të dhëna, denoncime nëpër letra. Sot ju duhet të jeni të vëmendshëm jo thjesht për të parë tituj gazetash, por për të qenë shumë të vëndshëm për të parë të keni indicie në ato gjëra që bëhen publike, që ngulmojnë në media, që bëhen shqetësuese, dhe këtu duhet të jenë patjetër çështje të vullnetit, të perceptimit, të analizës dhe të punës së Prokurorisë.
Unë jam në një pozicion që duhet t’ju mbështes në vullnetin për të ndërtuar një organ akuze pikërisht në standardet e shtetit ligjor, në standardet e një organi, i cili çdo ditë reformohet duke e pasur referencën në organizmat homologe të shteteve më demokratike të Evropës dhe të botës. Kjo është arsyeja që jam sot këtu, për t’ju dhënë këtë mbështetje, për të inkurajuar Prokuroren e Përgjithshme, për të inkurajuar edhe një prokuror të thjeshtë, i cili duhet të jetë i ndërgjegjshëm që Prokurori ngrihet në staturën e tij pikërisht mbi bazën e karrierës. Politika, sikurse thashë është shumë e rëndësishme, por politika rinovohet çdo katër vjet. Politika përgjigjet për përmbushjen e premtimeve përpara elektoratit. Ju nuk e keni këtë, ju keni karrierën. Karriera juaj nuk duhet të jetë një karrierë, e cila mund të ndërpritet në mes nga vullnetet subjektive, apo të deformuara të “X”-it apo “Y”-it, por karriera juaj duhet të garantohet, sepse në themel të asaj që ne kërkojmë të ndërtojmë është pikërisht që integriteti të jetë bazë shumë e rëndësishme për të ndërtuar karrierën. Kjo duhet të garantohet nga unë, për sa kohë do të jem në këtë pozicion në funksion të detyrimit kushtetues, që, sikurse e thashë, kam për të finalizuar procesin e emërimit dhe të shkarkimit, por edhe një bashkëpunim shumë të rëndësishëm me Prokuroren e Përgjithshme.
Unë, natyrisht nuk dëshiroj të zgjatem më shumë, por dëshiroj t’ju them që organi i akuzës është ndoshta edhe para momenteve që kanë nevojë për reformim. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm për nevojën për reformim, sepse janë institucione të cilat duhet të harmonizohen edhe me reformimin në kuadrin e reformës në drejtësi. Por, duhet patjetër që ju të jeni me zë më të lartë në mënyrë që gjërat të mos bëhen “fait accompli”, për t’ju thënë që ky është ligji që ju detyron ju. Sot është koha kur për gjithçka kërkohet konsultim. Absolutisht, kërkohet konsultimi, madje edhe për gjëra për të cilat në Kushtetutë nuk kërkohet domosdoshmërisht të ketë konsultim. Megjithatë jam gjithnjë i parimit që konsultimi është një element shumë i mirë se bëhet fjalë sot edhe për Këshillin e Prokurorisë. Në një term perëndimor mund të jetë jo thjesht një Këshill këshillimor, por mund të jetë konsultativ, pra konsultat janë në bazë të marrëdhënieve civile midis njerëzve. Dalim në pjesën tjetër që është shumë e rëndësishme, është konsultimi me grupet e interesit. Ndoshta është një term që nuk i shkon shumë këtij forumi të rëndësishëm. Ju keni interesin e shtetit. Ju nuk jeni as biznesmenë. Por, ju nga vetja juaj duhet patjetër të hiqni edhe një moment që ka dominuar shumë në formën e një psikoze, sepse vërtet ka elementë që në Prokurori duhet të pastrojnë figurën e tyre, por ka edhe shumë të tjerë që janë të ndershëm dhe ata që janë të ndershëm duhet të dinë të mbrojnë veten e tyre, pikërisht duke e ngritur zërin, duke skualifikuar të pandershmit, duke qenë jashtëzakonisht luajalë dhe të hapur në të gjithë komunikimin me të gjitha strukturat. Atëherë ju do e bëni veten më të pranishëm, më të domosdoshëm për konsultë dhe detyrimisht të gjitha ndryshimet ligjore që kanë të bëjnë me organin e Prokurorisë duhet patjetër të bëhen me pjesëmarrjen aktive edhe të profesionistëve që janë në Prokurori. Gjërat duhet t’i themi hapur. Shteti funksionon në mënyrë harmonike dhe do të ishte shumë paradoksale që gjërat të bëhen në mënyrë amatoreske, kur gjërat që kanë mundësi të vendosen diku për shkak të një vullneti politik, të bëhen pa praninë e një mendimi profesional që vjen pikërisht nga ju.
Kështu që në kuptimin e vërtetë të fjalës, unë ju them zgjohuni, zgjohuni, është dita që ju të reformoheni, është dita që ju të ndërgjegjësoheni! Institucioni i Prokurorisë sot ka një drejtuese të re, e cila ka marrë një besim jo vetëm nga institucionet brenda shtetit, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe ju duhet të dini ta vlerësoni pikërisht në sensin e bashkëpunimit midis jush, sepse e keni jetik këtë bashkëpunim, e keni jetik që të rrisni performancën tuaj, të rrisni kredibilitetin, të rrisni autoritetin dhe unë padyshim që jam në mbështetje të kësaj rruge të përbashkët për vendosjen e shtetit ligjor, për luftimin e krimit të organizuar, për luftimin e korrupsionit, për të dalë nga retorikat në mënyrë definitive dhe për t’u futur në elementë konkretë. Ndryshimi ky është: shumë kush mund të bëjë retorikë, ju keni të drejtën ekskluzive që ua jep ligji, që ua jep procedura, zbatoni këtë, vlerësoni këtë lloj komunikimi dhe është momenti që të keni solidaritet midis jush për të suportuar këtë rrugë që është një sfidë për demokracinë e institucioneve dhe në radhë të parë për demokracinë e drejtësisë, për të cilën populli kudo pret, dhe besoj edhe takimin e sotëm e ka në fokus.
Urime!