Presidenti Topi uron Shenjtërinë e Tij, Papën Benediktin XVI me rastin e përvjetorit të misionit të tij papnor.

22 prill 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Shenjtërisë së Tij, Papa Bendiktit XVI, në të cilin shkruhet: “Me rastin e përvjetorit të misionit Tuaj Papnor, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë e veçantë t’ju drejtoj urimet më të përzemërta për përmbushjen e rolit Tuaj të pazëvendësueshëm në dobi të thellimit të paqes dhe mirëkuptimit, jo vetëm në gjirin e bashkësisë katolike, por edhe të gjithë popujve të botës!
Vendi im ruan nderimin më të madh për Misionin dhe përpjekjet Tuaja në drejtim të përballimit të sfidave për një të ardhme më të sigurt të njerëzimit, në paqe dhe harmoni.
Me këtë rast, dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen për kontributin e vyer të Shenjtërisë Suaj, në mbrojtje të të drejtave themelore të njeriut dhe të familjes, si burim mbështetjeje dhe harmonie për shoqërinë njerëzore, në përgjithësi, dhe çdo individ, në veçanti.
Me bindjen e thellë se shpreh ndjenjat e të gjithë shqiptarëve, dëshiroj t’ju siguroj për zotimin tim personal në drejtim të forcimit të marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë, për t’i shërbyer bashkërisht nxitjes së paqes, dialogut mes kulturave e qytetërimeve dhe inkurajimit të mëtejshëm të dinjitetit njerëzor.
Më lejoni, Shenjtëria Juaj, t’ju uroj shëndet të plotë dhe jetë të gjatë për ta çuar përpara misionin Tuaj të Shenjtë”!