Presidenti Topi uron Shkëlqesinë e Tij Mbretërore, Dukën e Madh Henri, për Festën Kombëtare të Luksenburgut.
23 qershor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Shkëlqesisë së Tij Mbretërore, Dukës së Madh Henri, për Festën Kombëtare të Luksenburgut.
“Kam kënaqësinë e veçantë që, me rastin e Festës Kombëtare të Luksemburgut, t’Ju përcjell Juve dhe popullit mik të Luksemburgut, urimet më të mira e më të përzemërta!
Me këtë rast, shpreh angazhimin tim për vijueshmërinë e marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, si dhe bindjen për konsolidimin e thellimin e mëtejshëm të tyre.
Duke Ju siguruar për ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, Ju lutem pranoni, Madhëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.