E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi ngushëllon familjarët e Prefektit të Vlorës, Xhevahir Rexhepi.

21 qershor 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka ngushëlluar nëpërmjet një mesazhi familjarët e Prefektit të Qarkut të Vlorës, Xhevahir Rexhepi, i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmë në një aksident rrugor.

“Të dashur familjarë të Xhevahir Rexhepit,

Me dhimbje të thellë mësova për aksidentin, që ndau nga jeta në mënyrë tragjike e të parakohshme njeriun tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm.

Në këtë ditë tejet të trishtueshme kujtojmë jo vetëm Prefektin e Qarkut të Vlorës, por edhe shokun dhe mikun tonë të shtrenjtë Xhevahir Rexhepi, njeriun me zemër të madhe e shpirtgjerë për të gjithë ne që kemi patur fatin ta njohim nga afër e të ndajmë me të momente të veçanta e të pashlyeshme,
i cili ia kushtoi jetën popullit të tij duke u vënë në shërbim të qytetarëve dhe interesave të tyre.

Më lejoni të ndaj me ju ngushëllimet më të sinqerta e t’ju gjendem shpirtërisht pranë në këtë moment dhimbjeje për humbjen e pazëvendësueshme të njeriut tuaj të dashur!” – thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›