Presidenti Topi uron Presidentin e Libanit, Mishel Suleiman, për zgjedhjen në detyrën e lartë.
28 maj 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Libanit, Mishel Suleiman me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë, në të cilin shkruhet:
“Zgjedhja Juaj në postin e lartë të Presidentit të Republikës së Libanit, më jep kënaqësinë t’Ju përcjell urimet e mia më të mira në përmbushjen me sukses të kësaj detyre!
Më lejoni të shpreh, me këtë rast, besimin në mundësinë e gjetjes së fushave të bashkëpunimit me intres të ndërsjellë mes dy vendeve tona, dhe vullnetin tim për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona”.