E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryetari i Bashkisë: Kërkojmë ndihmën tende për Beratin

02/05/2005  Në takimin me krerët e pushtetit lokal, presidenti është gjetur përballë një mori kërkesave të paraqitura nga kryetari i bashkisë Fadil Nasufi. Ky i fundit pasi ka bërë një ekspoze të arritjeve dhe nevojave që ka Berati, i tha presidentit se në shumë fusha ku kërkohen investime fare të vogla, duhet me patjetër nderhyrja e autoritetit të tij. Nasufi tha se janë arritur rezultate të mira në ndërtimin e shkollave kopshteve dhe të qëndrave shëndetësore, ku për 4 vjet kemi thithur mbi 3 miljonë Euro, por ende ka për t’u bërë kryesisht për rrugët. Dhe për këtë mungojnë fondet. “President, ju kërkojmë të ndërhyni me autoritetin tuaj për të na ndimuar për financimin e ndërtimit të Urës së Re mbi lumin Osum, dhe ndërtimin e Unazës së Re, duke ndaluar shkatërrimin e urës së vjetër antike të Goricës 25 vjeçare”, tha Nasufi. Ai radhiti një sërë projektesh të lëna përgjysëm, që nga argjitatura e lumit Osum, projekti i kanalit të ujrave të larta që përmbyt qytetin etj. “Ndihmën tuaj e duam edhe në gjetjen e një fondi për studimin e qëndrës të qytetit e cila do të ndimojë shumë në sistemimin e këtij qyteti historik. Edhe pse është qytet muze, ende Berati nuk ka një të tillë, ka thënë kreu i bashkisë para presidentit, duke i kërkuar ne këtë rast dhënien e disa ambjenteve të godinave të ushtrisë, të cilat pas vitit 90 nuk janë në funksion të plotë, ose janë në fuksion të pjesëshëm”, përfundoi kryetari i bashkisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›