E Shtunë, 31 Tetor 2026

Informatizimi i policisë, kushti për punësim

TIRANE – Vendimi i djeshëm i Qeverisë parashikon shtesë të veçantë në pagë për ata punonjës policie që nga specialistët deri tek shefat e sektorëve, që punojnë në pozicione 

të cilat lidhen me informatizimin e sistemit dhe punës së Policisë së Shtetit. Sipas vendimit të djeshëm të miratuar prej qeverisë, vendoset kusht që në çdo pozicion në këta sektorë dhe në këto funksione të Policisë të Shtetit, të merren në punë vetëm persona, të cilët kanë përfunduar arsimin e lartë në degët “inxhinieri elektronike” dhe “informatikë”. Pagesa shtesë për efektivat që punojnë në këta sektorë, sipas vendimit të djeshëm të Qeverisë, është parashikuar të shkojë deri në 10 mijë lekë, e cila është një pagë analoge me sektorët e ngjashëm të informatizimit në gjithë administratën publike. Për secilin efektiv që ushtron detyrën në këta sektorë, efekti financiar për secilin prej tyre, arrin në 49.820 lekë në muaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›