Trafiku në Durrës, në hetim dogana e Tiranës
DURRES – Arrestimi i pesë klandestinëve dy ditë më parë në Portin e Durrësit ka përfshirë në hetime doganën e Tiranës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se, në këtë çështje dyshohet se janë të implikuar edhe doganierë të kësaj dogane. Policia konfirmon se gjithçka ka qenë e mirorganizuar që nga kjo doganë, pasi kamioni ku u gjetën klandestinët ishte i vulosur prej saj. Burimet pohuan se, me vijimin e hetimeve pritet të dalin në dritë emra të tjerë personash, që janë të implikuar në këtë rrjet trafiku. Ndalimi i pesë personave që po tentonin të largoheshin ilegalisht drejt Italisë duke u fshehur në një kamion, u krye pasditen e së hënës. Ermal Zeneli, Fatmir Neziri, Edison Ruka, Indrit Ishulli, Xhelal Ruci, shoferi i kamionit Sajmir Zenelaj, dhe pronari i firmës transportuese Fatlum Muralla, aktualisht ndodhen në dhomat e paraburgimit në komisariatin e portit.
Ata u zbuluan në doganën e Durrësit gjatë kontrollit që u bë me skaner, pak para se të hipnin në tragetin e linjës Durrës-Bari. Kamioni ishte i mbushur me mobilie dhe në mesin e tij ishte lënë një hapësirë ku ishin fshehur pesë shtetasit, të cilët kishin me vete një sasi të madhe ushqimesh dhe dy bidonë me ujë të pijshëm.