E Shtunë, 31 Tetor 2026

E denoncon nëna për dhunë, në pranga 31-vjeçari

GJIROKASTER – Një 31-vjeçar nga fshati Mashkullorë i Gjirokastrës është arrestuar dje, pasi nëna e tij i kërkoi ndihmë policisë. 

Denoncimi i nënës 64-vjeçare për të birin, Elidjan Murtaj, kishte ardhur pasi prej një viti e gjysmë ajo rrihej sistematikisht prej tij. Murtaj kishte marrë disa herë thirrje nga komisariati i policisë së Gjirokastrës, por gjithmonë kishte refuzuar të paraqitej. Dje ai kundërshtoi me dhunë inspektorin e zonës, M.L., pasi ky i fundit po e merrte në pyetje. Menjëherë pas kësaj, atij i janë vënë prangat dhe është shoqëruar për në komisariatin e policisë. Mësohet se i riu nuk ka dhënë asnjë shpjegim për dhunën që ushtronte mbi nënën e tij, ndërkohë që mbi të u shtua edhe akuza e kundërshtimit të punonjësit të policisë. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›