E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti dekreton 28 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare



Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar dje datën 28 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Bazuar në kompetencat e që i njeh Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor, i cili hyri në fuqi ditën e mërkurë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi datën 28 qershor, të dielën e fundit të qershorit, si datën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në vend. Kodi i ri Zgjedhor i jepte Presidentit vetëm dy mundësi zgjedhjeje, njërën prej dy të dielave të fundit të qershorit, pra ose 21 ose 28 qershorin. Formalisht, Kodi vendosi edhe detyrimin për Presidentin që edhe në zgjedhjen e njërës prej këtyre dy datave të konsultohej me forcat politike. Por burime nga dy partitë më të mëdha kanë bërë të ditur se Presidenti nuk ka zhvilluar konsultime të mirëfillta. Pas dekretimit të datës së zgjedhjeve, partitë politike duhet të nisin negociatat për rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke ndërprerë në këtë mënyrë mandatin e KQZ-së aktuale. Me 28 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve, fushata elektorale do të fillojë zyrtarisht 30 ditë përpara dhe do të përfundojë 24 orë para hapjes së kutive. Këtë herë, shqiptarët do të votojnë tërësisht për partitë, në një sistem proporcional rajonal.

15 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›