E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti dekreton buxhetin shtesë të 2008-ës

Tiranë- Presidenti i Republikës ka dekretuar buxhetin shtesë për vitin 2008. Ligji u miratua ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë dhe u pasua me debate të shumta në sallën e parlamentit.

Opozita e ka kontestuar vazhdimisht duke e quajtur një demagogji të qeverisë, ndërkohë që për mazhorancën është një sukses.

Nënkryetari i grupit të PS-së, Erion Braçe ka theksuar se kreu i qeverisë ka bërë shkurtime të mëdha në buxhetin suplementar të votiit 2008, në një kohë që vendi vuan krizën e ujit të pijshëm, problemin e madh të rrugëve të pashtruara e të prishura dhe rrezikohet nga zjarret.

Mes ligjeve të dekretuara nga Topi janë edhe ndryshimet në ligjin për “Akademinë e Shkencave”, ligjin “ për kontrollin dhe parandalimin e HIV/AIDS-it”. Gjithashtu presidenti ka dekretuar edhe dërgimin e një force ushtarake shqiptare në rajonin e Gjirit Persik dhe pjesëmarrjen në operacionin ushtarak të Bashkimit Evropian për menaxhimin e krizave në Republikën e Çadit dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›