Presidenti dekreton emërimet dhe transferimet e 13 prokurorëve
Tiranë - Presidenti i Republikës ka dekretuar dje emërimet dhe transferimet e 13 prokurorëve. Bien në sy lëvizjet nga prokuroritë ushtarake në ato të rretheve. Gjithashtu Presidenti Topi dekretoi dhe transferimin e 12 prokurorëve të tjerë të propozuar nga Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama. Konkretisht Petrit Qerimi, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë. Fahri Danaj, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Renda Tiranë. Stiliano Bandilli, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Deniona Katro oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Vladimir Mara oficer i policisë gjyqësor në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Besnik Muci, ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, emërohet prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë. Bledar Maksuti, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Belina Zeneli, ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër. Abaz Muca, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat. Hysni Vata ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë. Platin Alicka, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, emërohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Rozeta Qirjazi, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, emërohet prokurore në Prokurorinë e Apelit Korçë.
Transferimet dhe emërimet
1. Petrit QERIMI, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë, të transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë.
2. Fahri DANAJ, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Renda Tiranë.
3. Stiliano BANDILLI, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
4. Sokol NISHANI, oficer i policisë gjyqësore Durrës, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
5. Deniona KATRO, oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
6. Vladimir MARA, oficer i policisë gjyqësor në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
7. Besnik MUÇI, ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, emërohet prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.
8. Bledar MAKSUTI, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.
9. Belina ZENELI, ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.
10. Abaz MUÇA, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat.
11. Zoti Hysni VATA, ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë.
12. Zoti Platin ALIÇKA, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, emërohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
13. Zonja Rozeta QIRJAZI, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, emërohet prokurore në Prokurorinë e Apelit Korçë.
30 Korrik 2008