E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedurat që ndiqen për të kryer një shërbim në Hipotekë



Laureta Rryçi

Tiranë - Për të kryer shërbime në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duhet të ndiqen disa hapa. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm procedurën e thjeshtësuar prej kohësh të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive. Më konkretisht Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë është ndarë në pesë sportele. Sportelet kanë të ndara disa zona dhe qytetarët do të kryejnë shërbimet në varësi të zonës ku banojnë dhe sportelit që korrespondon. Më pas kryhen një sërë procedurash të tjera që kryesisht kanë të bëjnë me disponimin e një kuponi. Më pas iu duhet të presin përgjigjen me postë. Sipas specialistëve nga kjo zyrë procedura është e njëjtë për të gjithë, tarifat dhe taksat ndryshojnë në varësi të shërbimit. Po kështu ndryshim ka dhe kodet e dokumenteve që do iu duhen qytetarëve.
Sistemi i ri
Tani më qytetarët nuk e kanë të nevojshëm që të qëndrojnë për orë të tëra në radhë për të kryer veprime për pronën. Sistemi më i ri iu ka mundësuar atyre që ata të paraqiten vetëm dy herë për kërkesën e tyre. Fillimisht do të paraqesin kërkesën, në këtë ditë ata do të pajisen me një kupon si dhe do t’u përcaktohet data dhe orari kur duhet të fusin kuponin në aparaturat elektronike të Zyrave Vendore për Regjistrimin e Pasurive. Më pas atyre do iu vijë përgjigja me postë.
Shërbimet
Për të gjitha shërbimet që kryen Zyra për Regjistrimin e Pasurive janë përcaktuar kode për shkak të sistemit të ri elektronik. Në këtë numër qytetarët do të gjejnë kodet dhe shërbimet për dokumentet që shërbejnë për kalimin e pronësisë, informacionin, Regjistrimin dhe fshirjen e barrave, Regjistrimin e pasurisë truall/ ose ndërtesë të fituar në bazë të 28 proceseve ligjore që janë të parashikuar në formular. Si dhe së fundmi dokumentet për regjistrimin fillestar të pasurisë. Në tabelën që përmban verifikimet e dokumenteve janë të përfshira verifikimet e aktit administrativ, verifikimet e aktit noterial, e vendimit gjyqësor. Po kështu për të gjitha ato raste kur kemi të bëjmë me një vendim me anë t ë së cilit paraqitet fitim pronësie me trashëgimi si dhe kur bëhet fjalë për kundërshtim të vendimit të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave.
Dokumentet
Për regjistrimin e pasurisë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duhen gjithsej 128 dokumente. Burime pranë këtij institucioni shpjeguan dje për gazetën “Albania” këto dokumente iu duhen qytetarëve për një sërë shërbimesh që ofrohen në këtë institucion. Të njëjtat burime shpjegojnë se lista është e shoqëruar me kodin përkatës dhe institucion që mund të merret dokumentacioni përkatës. Gazeta “Albania” ka mundur ta sigurojë listën e plotë të dokumenteve dhe po e boton atë në numrin e sotëm. Për të kryer regjistrimin e pronës në Hipotekë, duhet të kesh një sërë dokumentesh. Duke qenë se procedurat kanë ndryshuar duke u përfshirë në sistemin elektronik, është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të regjistrojnë që të kenë dokumentacionin e saktë nga institucionet e duhura. Tani më qytetarët nuk e kanë të nevojshëm që të qëndrojnë për orë të tëra në radhë për të kryer veprime për pronën. Sistemi më i ri iu ka mundësuar atyre që ata të paraqiten vetëm dy herë për kërkesën e tyre.

Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme në zonat urbane;

Pa rilevim e azhurnim të pasurisë nga zyrat e regjistrimit të pasurive tarifa është 3000

Me rilevim dhe azhurnim të pasurisë nga zyrat e regjistrimit të pasurive tarifa është 6000

Shërbime për veprimet e Bankave dhe institucioneve të tjera kredidhënëse;

Për kredi në vlerë deri 1.000 000 lekë tarifa është 3000

Për kredi me vlerë 1.000 001 deri në 10.000 000 lekë tarifa është 6000
Për kredi me vlerë mbi 10.000 000 lekë tarifa është 10.000

Regjistrim fillestar i veçantë i pasurive të paluajtshme në zonat rurale 30.000

Qytetarët që duan të kalojnë pronësinë
Kjo ndodh zakonisht kur kryhen shitje të pasurisë sipas procedurave ligjore apo dhe në rastet e trashëgimisë. Sportelet në zyrën e Regjistrimit të Pasurive janë të ndara sipas zonave. Për shembull një sportel kryen shërbime vetëm për disa zona të caktuara të qytetit që mbulon. Qytetari fillimisht duhet të korrespondojë zonën ku banon me sportelin që merr përsipër të kryejë shërbimet. Konkretisht Tirana është e ndara në pesë sportele në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive. Në sportele do të dorëzosh kërkesën. Në të njëjtën ditë në bazë të kërkesës suaj do t’iu jepet një kupon. Sportelisti do t’iu tregojë gjithashtu datën dhe orën kur ju duhet ta fusni kuponin në aparaturat elektronike të zyrës. Për shembull nëse doni të shisni truall apo ndërtesë ju nevojiten ju nevojiten katër dokumente. Në kërkesën tuaj ju do shkruani kodet në varësi të dokumenteve. Në rastin konkret kodet janë N29 (Kontrata e shitjes që lëshohet nga noteri), A13 (Certifikatë pronësie që lëshohet nga Zyra Vendore e R.P.P.), A15 (Kartela e Pasurisë dhe lëshohet nga vetë Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme), H2 (Harta treguese e pasurisë që lëshohet po nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme). Kuponi që keni marrë do të vini sërish për ta futur në pajisjet elektronike që ndodhen në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive. Më pas ju do të prisni përgjigjen me postë dhe do të paguani shërbimin e postës dhe dokumentet që janë tërhequr nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive për të realizuar shërbimin që iu nevojitej.

30 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›