Presidenti dhe ambasadorët në zonat e përmbytura. Thirrje për solidaritet
Presidenti i vendit Bamir Topi ka qenë sot në zonat e përmbytura në
Shkodër nga ku u bëri thirrje shqiptarëve për solidaritet. Në vizitën e
tij të dytë në këto 14 ditë përmbytjesh në qarkun verior, i shoqeruar
edhe nga ambasadori amerikan Xhon Wither, ai i KE, Helmut Lohan dhe
ambasadori spanjoll Montobbio, kreu i shtetit kërkoi kompensim real për
të gjithë banorët e prekur nga përmbytja. Pas inspektimit të fshatit
Obot, Topi u shpreh optimist se situata po shkon drejt normalizimit.
• Ndërpriten shkarkimet nga Fierza e Komani
“Kemi një thithje të dukshme të ujit nga Buna. Jam i bindur se me masat që po ndërmerren, me ndihmën dhe të kushteve të motit,situata do të kthehet drejt normalitetit”- deklaroi presidenti duke falenderoi të gjithë strukturat e shtetit.
Deklarata e Topit u bw nga fshati Obot, nje prej zonave me te goditura nga permbytjet, ku ai organizoi nje vizite ne terren sebashku me ambasadorwt Withers, Lohan dhe Montobbio.
Prej këtu Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Komuniteti Europian kane premtuar ndihme deri ne rehabilitimin e plote te zones se Shkodres, e cila eshte demtuar rende prej permbytjeve te diteve te fundit.
Ambasadori amerikan John Withers deklaroi se neser do te jepen te dhena per fazen e pare te ndihmes nga SHBA-te qe do te ndiqet nga nje tjeter faze qe konsiston ne kthimin e njerezve ne shtepi.
Po ashtu ambasadori i KE-se Helmut Lohan u shpreh se komuniteti nderkombetar ka shprehur solidaritet konkret si ne eksperte ashtu edhe ne shperndarjen e ndihmave.
Azhornuar së fundi ( e enjte , 14 janar 2010 )
< I mëparshmi