E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti hesht per dekretimin e Meidanit

Parimi i votes se fshehte per gati nje dekade ka funksionuar edhe per zgjedhjet ne Akademine e Shkences, edhe pas tronditjeve te ligjit te ri, miratuar me pak se nje vit shkuar. Me 8 nentor 2007, Akademia e Shkencave, tanime pa institute ne varesi, mbajti zgjedhjet e saj. Kryetar u zgjodh Rexhep Meidani, ish-presidenti i Shqiperise. Jane njezeri akademiket, dhe mesditen e djeshme dolen para medieve per te disaten here per ceshtjen e ligjeve te njepasnjeshme per Akademine e Shkencave. Ata shprehen se “Presidenti, ne baze te Kushtetutes, duhet ta dekretoje kryetarin e zgjedhur me vote te fshehte nga Asambleja. Dhe nese nuk e dekreton eshte ai qe mban pergjegjesi ligjore, pasi eshte pune e tij kjo”. Akademiket kujtojne se ky vendim mund te anulohet nga nje ligj i ri, qe nuk ka fuqi prapavepruese, prandaj Asambleja i ben thirrje Presidentit te Republikes qe te dekretoje emerimin e kryetarit te ri, te zgjedhur sipas procedurave ligjore demokratike.
Reagime:
Luan Omari: Ky eshte projektligj qe duhet flakur!
Jorgo Bulo: Qeveria krijon Akademine e saj!
Eduard Sulstarova: Ky eshte faj i madh historik!
Akademiket e rinj i emeron qeveria
Projektligjit te ri per Akademine e Shkencave, pikerisht Neni 6/1 per perfundimin e anetaresise ne Akademi dhe plotesimi i vendeve vakante, shprehimisht tregon: “Statusi i anetarit te rregullt dhe i atij te asociuar perfundon kur anetari: a) mbush moshen 70 vjec”. Projektligji shkon me tej, duke parashikuar qe akademiket e rinj dhe ata te rregullt dhe ata te asociuar (qe do te jene gjithsej 40 nga 45 veta qe eshte numri i pergjithshem i anetareve te Asamblese) te percaktohen nga komisioni i perzgjedhur, i ngritur me vendim te Keshillit te Ministrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›