E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri i maternitetit, kundershtojne mjeket

Ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, ka firmosur nje muaj me pare vendimin per venien e emrit “Dr. Fatmir Haxhihyseni” sherbimit obstetrike-gjinekologjik ne Spitalin Rajonal te Durresit. Vendimi i dates 7 nentor te ketij viti, qe mban numrin 485, eshte marre “pas propozimit te kolektivit te Sherbimit Obstetrike-Gjinekologjik”, drejtues i te cilit eshte dr. Arben Haxhihyseni, i biri i mjekut, emrin e te cilit ka marre ky repart. Vendimi i ministrit Ndoka ka ngjallur reagimin e keshillit te mjekeve te spitalit. Ne nje shkrese te firmosur nga 11 prej 14 anetareve te keshillit, ata e konsiderojne proceduren e vendimmarrjes “jo transparente dhe antiligjore”. Kerkesa e tyre per rishqyrtim te vendimit i eshte derguar disa dite me pare Drejtorise se Spitalit Rajonal te Durresit, kryetarit te Bashkise, Vangjush Dako, prefektit Klodian Pajuni dhe kryetarit te Keshillit te Qarkut, Seit Kertusha.

Sipas mjekeve, emertimi nuk ka marre konsensusin e personelit, as te komunitetit, te cilit i sherben dhe as te pushtetit vendor te Durresit. Ai konsiderohet i papershtatshem, ndersa vete spitali nuk ka nje emertim. Njekohesisht, mjeket thone se procedura eshte antiligjore, pasi statusi dhe emri i spitalit eshte percaktuar me vendim te Keshillit te Ministrave dhe mund te ndryshohet vetem nga ky organ. I kontaktuar ne linje telefonike, prefekti i Qarkut te Durresit, Klodian Pajuni, ka bere te ditur mbreme se ai i ka derguar nje shkrese zyrtare ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka, ku e informon ne lidhje me ankesat e mberritura ne lidhje me vendimin ne fjale. Prefekti i rekomandon rishikimin e vendimit, nese do te gjykoje se qendrojne argumentet e paraqitura nga Keshilli i Mjekeve, si dhe perfaqesues te shoqerise civile ne qytetin bregdetar.
A. Aliu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›