Topi: Jo prononcime emocionale
Akademiket u ankuan dje te Presidenti i Republikes, Bamir Topi, per projektligjin e ri te qeverise per Akademine e Shkencave dhe kerkuan prej tij qe te dekretoje sa me shpejt Rexhep Meidanin, si kryetar te Akademise. Ne zyren e kreut te shtetit, nje perfaqesi e Akademise, perbere nga profesoret Sh.Demiraj, K.Frasheri E. Sulstarova, renditen nje me nje te gjitha shqetesimet kunder projektit te qeverise per institucionin. Sipas tyre, projektligji i diskriminon per moshen e tyre dhe disa nene te tij duhet te ndryshojne. Ky shqetesim u vleresua si i drejte nga Presidenti Topi, i cili sugjeroi qe akademiket te zhvillojne takime e te diskutojne me qeverine per sa kohe qe projekti nuk eshte ne zyren e tij. Por, nga ana tjeter, kreu i shtetit nuk dha asnje garanci se do te dekretoje Meidanin si kryetarin e ri te Akademise se Shkencave, duke u kufizuar te shprehet vetem se ka kohe ne dispozicion per te dhene firmen e tij mbi emrin e ri. Presidenti u sqaroi akademikeve se ne ligj nuk ka afate kohore qe e detyrojne te vendose per kryetarin e ri. Si dhe u beri te ditur se po e ndjek procesin si debatet per projektligjin ashtu dhe propozimin e bere per postin e kryetarit, duke bere konsultimet e nevojshme juridike. Gjate takimit ne presidence, qe zgjati rreth dy ore, Presidenti Topi, pasi degjoi te gjitha ankesat e sugjerimet e akademikeve ne lidhje me ligjin e ri per “Akademine e Shkencave”, u beri thirrje qe te tregohen me te matur dhe te evitojne prononcimet emocionale mbi kete ceshtje, pasi procesi mund te futet ne rruge te gabuar.
R.Rapushi
Berisha:
“Akademiket do pyeten per ligjin”
Kryeministri Berisha deklaroi dje, ne mbledhjen e Grupit parlamentar te PD-se, se ligji “Per Akademine e Shkencave” nuk mund te kalohej me nje procedure te pershpejtuar per votim ne seance plenare. Sipas Berishes, ky ligj ka ngjallur debate te ashpra mes akademikeve dhe qeverise dhe per kete meriton nje shqyrtim me te gjere. Keshtu, sipas Berishes, eshte e udhes qe ligji te kthehet per shqyrtim ne komisionet parlamentare, ku aty akademiket te japin propozimet e tyre. Kryeministri Berisha theksoi se eshte e udhes qe te merren parasysh edhe kerkesat e akademikeve per kete ligj shume te rendesishem ne jeten akademike. Sipas Berishes, shqyrtimi neper komisione duhet te nis qe diten e sotme dhe ai te jete i zgjeruar qe te marr parasysh cdo interes.
Sulstarova:
Mendjen e akademikeve s’e ndal Kryeministri
“Mendjen e akademikeve per pune s’mund ta ndaloje Kryeministri dhe askush tjeter. Por, me kast ajo qe po ngaterrohet dhe per te cilen po abuzohet, duke thene se puna e tyre s’do te ndalet. Eshte fakt qe, sipas ketij projektligji qe po qarkullon, akademiket e shquar, Dritero Agolli, Shaban Demiraj, Ismail Kadare, Kristo Frasheri, Ylli Popa etj., nuk do te jene me pjese e akademise. Ata s’do te kene me titullin akademik sipas projektligjit, pasi ai i perjashton nga te qenit pjese e Asamblese se Akademise se Shkencave. Nese merr titullin akademik e mban ate deri sa te vdesesh”
Neni 6/1
Perfundimi i anetaresise ne Akademi dhe plotesimi i vendeve vakante
1. Statusi i anetarit te rregullt dhe i atij te asociuar perfundon kur anetari:
a) mbush moshen 70 vjec
b) jep doreheqjen
c) zgjidhet apo emerohet ne funksione drejtuese ne parti politike apo organe kushtetuese
c) deklarohet i paafte per te vepruar, me vendim gjyqesor, te formes se prere
d) denohet me vendim gjyqesor, te formes se prere, per kryerjen e nje krimi
dh) shkarkohet me dy te tretat e votave te te gjithe anetareve te Asamblese per akte e sjellje