Presidenti i BB-së: Bordi të miratojë hetimin për dhëndrin e Berishës
Kanali televiziv “Fox News” zbardh dhe letrën që iu dërgua Berishës në dhjetor. Skandali Jalës mund të bllokojë një tjetër projekt 20 milionë USD për Shqipërinë
Fox News
Presidenti i Bankës Botërore ka urdhëruar hetimin për të gjetur se kush ishte përgjegjës për argumentimin e 39 milionë dollarëve të Bankës Botërore, të sponsorizuar për zhvillimin e projektit që çoi në shkatërrimin e fshatit bregdetar shqiptar në vitin 2007.
Robert Zellik dha vendimin të hetohet skandali, si përpjekja e tretë e administratës së Bankës Botërore për t’i shkuar në fund shkatërrimit shqiptar, - dhjetorin e kaluar, por që u bë publik me vendimin e tij të 9 shkurtit, disa orë pas historisë së Fox News-it në lidhje me çështjen e publikuar. Në këtë histori u zbulua se menaxherët në Bankën Botërore, agjencia më e madhe dhe më e rëndësishme botërore në luftën kundër varfërisë, ishin informuar me falsitete që në fillim, çka bëri që më pas të financohej për së dyti projektit nga Bordi i Drejtorëve të Bankës në vitin 2005, - dhe më pas kaluan vite në përpjekjen për të zbuluar veprimet e tyre. Gjithashtu, Fox News raporton se rrethi i ngushtë i Bankës mashtroi dhe kundërshtoi raportin e brendshëm të Panelit Inspektues të Bankës, që ishte përgatitur nga Bordi në fundin e vitit 2007 për të hetuar skandalin.
Raporti i Panelit u ishte paraqitur drejtorëve më 1 dhjetor 2008. Në një deklaratë për Fox New, zëdhënësi i Bankës Botërore shkruan se Zellik u shpreh në një letër të datës 1 dhjetor drejtuar Bordit prej 24 anëtarësh të Bankës se “ishte i shqetësuar nga problemet e ngritura në raportin e Panelit dhe do të marrë hapa të menjëhershëm për të mësuar realisht se çfarë ka ndodhur dhe arsyet”.
Takimi
Bordi i Drejtorëve të Bankës vendosi që të takohen në Uashington më 17 shkurt, për t’u njohur me rastin në fjalë. Burime të mirëbesuara brenda Bankës i treguan Fox News-it se Zollik është thellësisht i shqetësuar dhe i zemëruar rreth katrahurës që ka ndodhur. “Zellik ka ngritur një Task Force të nivelit të lartë në Bankë për të administruar skandalin”, - thonë burime të brendshme të Bankës, duke shtuar se Zellik ka dërguar një përgjigje të detajuar te Bordi, duke miratuar të gjitha konkluzionet e rënda të Panelit të Inspektimit, i cili përfshin në mënyrë të qartë rolin e një zyrtari të qeverisë shqiptare në shembjen dhe shpronësimin e fshatarëve, si pjesë e projekti të pastrimit bregdetar. Siç zbuloi Fox News më 9 shkurt, zyrtari është dhëndri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Atje ka pasur dyshime se shkatërrimi i fshatit ishte i lidhur me ndërtimin e një resorti turistik luksoz në të njëjtën zonë. Edhe Berisha, edhe Malltezi i kanë hedhur poshtë akuzat se kanë vepruar gabim.
Informimi
Sipas zëdhënësit të Bankës Botërore, presidenti Zellik tha se ka qenë i informuar për çështjen shqiptare “disa javë para lëshimit të letrës urdhëruese të 1 dhjetorit për një hetim më të thelluar”. Zëdhënësi refuzoi të jepte për publikun përmes Fox News-it një kopje të letrës. “Në seancën e parë hetimore të kësaj çështjeje disa javë më parë unë e pyeta zëvendëskonsullin e Përgjithshëm pse nuk e verifikoi siç duhet dështimin në informimin të Bordit dhe ai më dha raportin. Unë e shpërndava te drejtorët Ekzekutivë”, - i shkruan Zellik Bordit. "Mbështetur në raportin e Panelit të Inspektimit, unë do t’i kërkoj tani atij që të zgjerojë informacionin e tij për të mësuar realisht se çfarë ka ndodhur dhe motivet e veprimeve. “Unë jam tërësisht i shqetësuar nga problemi i ngritur nga Paneli i Investimit që ky rast mund të çojë në një keqinformim. Të tilla keqprezantime për Panelin apo Bordin janë të papranueshme”, - tha ai. Gjithashtu, zëdhënësi i Bankës i tha Fox Neës-it se Zellik i ka kërkuar njësisë antikorrupsion të Bankës Botërore në Departamentin e Integritetit Institucional, që të nisë në mënyrë të ndarë hetimin e saj për këtë çështje.
Dy hetimet e reja do ta çojnë në 5 numrin total të kontrolleve të Bankës Botërore për çështjen qëkur nisi prishja e fshatit të vogël në vitin 2007 dhe që ajo mbetet e paqartë është se për çfarë tjetër mund të jetë zbuluar, apo nëse rezultatet mund të shpërndahen publikisht. Zellik refuzoi t’i përgjigjet një liste me dhjetëra pyetje nga Fox News, që iu dërguan atij për të sqaruar deklaratën e paqartë të zëdhënësit të tij.
Projekti 2
Fox News gjithashtu i kërkoi Bankës më shumë detaje rreth kredisë së re prej 20 milionë dollarësh që u dha gjoja me qëllimin për të përmirësuar shërbimet publike dhe qeveritare, e cila ka shkuar për miratim në Bordin e Drejtorëve në mesin e muajit mars. I vetmi detaj i bërë publik është se informacioni i paraqitur i projektit, publikuar në faqen elektronike të Bankës muajin e kaluar, është i vakët përsa u përket të dhënave. Dokumenti përmbledh zgjidhjet e problemeve në një gjuhë të turbullt, për nevojat për forcimin e mekanizmave përgjegjës dhe “reformat në sektorin e menaxhimit financiar publik” që të “përmirësojë mjedisin e biznesit”, - por që nuk përmendet në asnjë vend çështja më e rëndësishme e vendit, korrupsioni. Në fakt, Shqipëria, në mënyrë të vazhdueshme është listuar, studim pas studimi, si një nga vendet më të korruptuara. Në fundin e vitit 2006, në kohën kur ishte në krye të Bankës Pol Uollfoviç, një anketim i këtij institucioni për ministra, deputetë, zyrtarë dhe gazetarë, nxori në dritë probleme të tilla si korrupsioni, mungesa e forcës së ligjit, bakshishi në administratën publike, lidhjet e politikës me biznesin dhe mungesa e sistemeve efektive për të garantuar të drejtat e pronës.
Përmes zëdhënësit të saj, Banka nuk ka pranuar të japë të dhëna të tjera më specifike rreth kredisë së re që pritet të miratohet nga Bordi i Drejtorëve në takimin e ardhshëm.
12 Shkurt 2009