E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i BE-së, Berluskoni publikon një letër në mbështetje të Toni Blair

Kryeministri italian Silvio Berluskoni dha sot mbështetjen e tij për emërimin e ish-kryeministrit britanik Tony Blair në presidencën e Bashkimit Evropian, me anë të një letre të publikuar në një të përditshme të gadishullit.
"Jam plotësisht dakord me idenë tuaj, isha edhe përpara se ju ta thonit", shkruan Berlusconi në letrën e tij të publikuar në të përditshmen "Il Foglio", që i drejtohet ish-zëdhënësit të tij Giuliano Ferrara, drejtor i gazetës. "Tony Blair i ka të gjitha aftësitë e duhura për postin e presidentit të BE-së, siç është përcaktuar nga traktati i Lisbonës dhe për t'u emëruar në këtë pozicion sapo të bëhet i mundur juridikisht dhe politikisht zbatimi i klauzolës që parashikon "rinovimin e qeverisjes së BE-së", shton ai. "Në një mendje me shumë kryetarë të tjerë shtetesh dhe qeverish dhe në bashkërendim me forcat aktive në parlamentin evropian, qeveria ime dhe unë do të mobilizohemi që një trashëgimi e madhe politike, e ndërtuar me guxim, ekuilibër dhe kujdes, të vazhdojë të jetë e vlefshme", përfundoi kryeministri. Ministri i Jashtëm italian Franco Frattini ka deklaruar më 6 tetor se Italia e vlerëson Tony Blair dhe se ajo do të donte që ai të merrte postin e presidentit të Bashkimit Evropian, duke shtuar se e kupton "mëdyshjen" e disa vendeve ndaj tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›