“Vetëvendosje” i përgjigjet Gjykatës Kushtetuese

Lëvizja “Vetëvendosje” i është përgjigjur kërkesës së Gjykatës Kushtetutese, në lidhje me qëndrimin e Lëvizjes për imunitetin e deputetëve.
“Vetëvendosje” ka përsëritur qëndrimin e saj se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, "është mjaft e qartë sa i përket imunitetit të deputetëve".
Lëvizja kujton Nenin 75, paragrafin 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku thuhet:
“Deputetët e Kuvendit, gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet e tyre brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale te deputetëve të Kuvendit për veprimet e ndërmarra jashtë fushë-veprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit”.