E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Elbasanit, zgjedh Mirel Josën si trajner të ekipit

Autori i Lajmit: red.
Presidenti i sport klub Elbasanit, Arben Laze, ka përzgjedhur Mirel Josën si trajner të ekipit të Elbasanit në sezonin e 70-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. "Jemi në bisedim e sipër dhe them me bindje se kam marrë miratimin e Josës, për ta drejtuar ekipin",- tha Laze. Presidenti Laze ka zgjedhur Josën mes shumë emrave të tjerë të trajnerëve si Krenar Alimehmeti, Ilir Spahiu, Ilir Bici, Sulejman Starova etj. Trajneri Mirel Josa ka drejtuar ekipin e Vllaznisë së Shkodrës, por për arsye të rezultateve të dobëta që arriti me këtë skuadër, ai u largua duke e lënë në mes punën gjatë sezonit të kaluar. Presidenti Laze pritet të bëjë së shpejti prezantimin zyrtar me ekipin dhe me trajnerin e ri të sport klub Elbasanit, Mirel Josa. Nga burime konfidenciale brenda klubit mësohet se ditën e sotme janë zhvilluar bisedime ndërmjet drejtuesve të klubit verdheblu dhe trajnerit të mirënjohur nga Tirana, Mirel Josa. Po i njëjti burim ka pohuar se të dy palët kanë rënë parimisht dakord dhe pritet që në ditët në vijim të firmoset kontrata e cila do të lidhë ish-trajnerin e Vllaznisë me verdheblutë. Josa përveç ekipit shkodran ka drejtuar edhe disa ekipe të tjera në Shqipëri. Ai konsiderohet si një ndër trajnerët më të mirë në vendin tonë.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›