SHBA dhe BE kërkojnë hetime për dhunën në Maqedoni
Autori i Lajmit: red.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje Maqedonisë të përsërisë zgjedhjet, në zonat ku pati probleme dhe të hetojë përgjegjësit për pengesat në votime.
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Maqedonisë të përsërisë zgjedhjet në zonat ku pati probleme dhe të hetojë përgjegjësit për pengesat në votime. "Në disa zona ishte e pranishme dhuna. Është e qartë se ka pasur disa probleme serioze", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean Mçormack.
Masat
Ai tha se nëse Maqedonia ndërmerr hapa për të përmirësuar problemet me zgjedhjet, atëherë kjo çështje nuk do të dëmtojë aspiratat e vendit për anëtarësim në NATO. Presidenca e rradhës e Bashkimit Evropian, Sllovenia, ka kërkuar zhvillimin e hetimeve në incidentet e dhunshme të cilat janë raportuar gjatë zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni. Sllovenia ka nënvizuar se është e njoftuar me rezultatet e zgjedhjeve, por presidenca e rradhës e Bashkimit Evropian pajtohet me vëzhguesit e shumtë, të cilët kanë pohuar se në disa pjesë të Maqedonisë, zgjedhjet janë përcjellë me dhunë dhe keqtrajtim. Bashkimi Evropian mbështet nismën e kryeministrit maqedon, Nikolla Gruevski dhe të liderëve tjerë politikë për përsëritjen e zgjedhjeve në disa lokacione, për të siguruar legjitimitetin zgjedhor. Presidenca e Bashkimit Evropian ka ftuar liderët maqedonë që të punojnë edhe më shumë mbi zbatimin e reformave pasi të ketë përfunduar procesi zgjedhor dhe pasi të jenë sanksionuar ashtu siç duhet të gjitha parregullsitë.
Procesi
“Hapat e mëtejmë në procesin për integrimin evropian të Maqedonisë do të jenë të mundshëm gjatë këtij viti, nëse vendi është i gatshëm të përmbushë kushtet e domosdoshme dhe pikësynimet për Partneritetit për Anëtarësim”, thuhet në komunikatën e presidencës së Bashkimit Evropian. Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se zgjedhjet nuk arritën t i plotësojnë standardet ndërkombëtare. OSBE-ja tha se "përpjekjet e organizuara për pengim të procesit në ditën e zgjedhjeve, ua pamundësuan votuesve në shumë vendvotime të shprehin lirshëm vullnetin e tyre".
Ky lajm është publikuar: 04/06/2008