E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Irakut ndodhet në gjendje kome

Presidenti i Irakut, Xhalal Talabani, është shtruar në spital pasi pësoi një atak dhe ndodhet në gjendje kome.
Në një deklaratë në faqen e tij zyrtare thuhet se Talabani është duke marrë mjekim për zhbllokimin e enëve të gjakut. 

Talabani, 79 vjeç, është një veteran i lëvizjes guerilase kurde dhe presidenti i parë i irakut nga ky grup etnik.

Ai ka pasur probleme shëndetësore kronike këto vitet e fundit dhe shpesh herë është kuruar jashtë vendit. "trupi i tij funksionon normalisht dhe gjendja shëndetësore e shkëlqesisë së tij është e qëndrueshme", thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të presidencës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›