Shiu, shemben tri banesa

Reshjet e shiut të rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që 3 banesa në Komunën Gjepalaj të Durrësit të shemben si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Ndërkohë, disa lagje në Durrës situate paraqitet problematike, si pasojë e mosfunksionimit të kanaleve kulluese, të cilat po përmbysin rrugët.
Situate në orët e pasdites është përkeqësuar edhe në Shijak, ku mësohet se nga reshjet e rëna lumi Erzen ka dalë nga shtrati duke rrezikuar jetën e banorëve në zonat përreth saj.
Ndërkohë Institucionet në qarkun e Kukësit kanë marrë masa për përballimin e situatave që mund të krijohen për shkak të reshjeve të pandërprera të dëborës.
Ndërkohë, në autostradë qarkullimi i të gjitha automjetet vazhdon të jetë normal. 5 borëpastruese vazhdojnë punën për të mbajtur hapur autostradën, ndërsa reshjet e dëborës vazhdojnë pa ndërprerje.
Për shkak të reshjeve të dëborës mbetet e izoluar e gjithë komuna Arrën dhe pjesërisht komuna e Zapodit. Ndërkohë është vështirësuar komunikimi me njëri-tjetrin i fshatrave të thella për shkak të dëborës së dendur dhe pamundësisë së pushtetit lokal për t’i mbajtur hapur këto akse rrugore. Disa fshatra të komunave Shtiqën, Bicaj dhe Malzi vazhdojnë të mos kenë energji elektrike./Indeksonline/