"Berisha është simptomë, nuk është sëmundje"
Është analizuar shpesh pse Berisha duhet të japë dorëheqjen. Por para pak kohësh ramë dakord që Berisha nuk e kupton mesazhin prandaj nuk ka kuptim t'i kërkojmë dorëheqje sepse ka një botëkuptim tjetër, jo-demokratik, të papërkueshëm me dhënien e dorëheqjes si përgjigje ndaj dështimeve.
Edhe e kemi kuptuar këtë prej kohesh, edhe bejme sikur nuk e kuptojme. Vu hartimet "Berisha Ik!". Vu energjitë anti-Berishë! Vu "analizat" që e gjejnë të keqen vetëm tek një person!
Analizat që na duhet të bëjmë është nëse Berisha është reflektim i shoqërisë shqiptare, apo përjashtim. Analizat na duhen për forcat alternative që na qenkërkan më të afta dhe premtuese. Kush janë? Çfarë kanë bërë deri tani? Ky personifikim i problemit është i cekët. Na gudulis inatin që kemi me Berishën, por alternativë nuk jep. Sepse alternativë nuk ka. Berisha është simptomë, nuk është sëmundje. Është thjesht "tregtari" i radhës me kollaren më të madhe në dhomën e bordit të tregtisë që është post-socializmi shqiptar. Ky "pasioni" mbizotërues kundër Berishës do kanalizuar se kështu siç është ua shpif atyre që nuk janë militantë të majtë, por thjesht njerëz me arsye.