E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nuk ka si kërkon falje dikush që nuk di për se është zgjedhur"

Përshëndetje! Të drejtosh një vend është një detyrë shumë e madhe. T'i shërbesh vendit tënd duke i dhënë më të mirën që ke duke ndihmuar të tjerët të nxjerrin më të mirën që na çon të gjithëve drejt një sistemi të vlefshëm, ku të gjithë banorët gjejnë shërbimet dhe faturat që u përshtaten. Është e vërtetë, që askush nuk ka për të kërkuar falje kur nuk e kupton në radhë të parë se çfarë do të thotë të kesh përgjegjësinë t'i shërbesh këtij vendi. Me një fjalë si mund të kërkosh falje kur nuk e kupton se për çfarë je zgjedhur dhe se çfarë duhet të bësh… Shpresoj, ne shqiptarët duhet të ndërrojmë shumë gjera, por nga të parat janë "të mos zgjedhim njerëzit që bërtasin më shumë se të tjerët". Në fakt, duhet nisur nga vetja, unë duhet të bëj më shumë kujdes kur është fjala për të zgjedhur njerëzit të cilët do të marrin përgjegjësinë të më shërbejnë.

Poezitë që botoni në këtë rubrikë, janë shumë të bukura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›