"Ish "shokët" që duken më të rinuar se prindërit tanë të plakur"
Samiti i Bukureshtit më kujtoi edhe fatin e ish-klasës politike të regjimeve në Rumani dhe në Shqipëri. Të dy kanë qenë vende komuniste. Por në Bukuresht, ai ish-udhëheqësi i tyre që bëri atë pallatin madhështor u hoq qafe dhe fëmijët e tij flinin poshtë urës. Tek ne, ku ka Gërdec në vend të samiteve dhe pallateve, ish "shokët" e Partisë i kemi sërish mbi vete dhe duken më të freskët e më të rinuar se unë. As që i krahason dot me prindërit tanë që u plakën para kohe.