E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti i ri, Berisha: Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi, negociatorë të Rithemelimit me opozitën

Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi janë dy negociatorët e zgjedhur nga Rithemelimi për të diskutuar me partitë opozitare për emrin e Presidenti të ri. Gjatë një mbledhjes në selinë blu që zgjati mbi një orë mes diskutimeve, ka qenë vetë Sali Berisham i cili zbuloi dy emrat e negociatorëve për mediat.

Berisha tha se presidenti i ri duhet të jetë figurë politike. Lidhur me kriteret e Alibeajt për zgjedhjen e presidentit, Berisha thotë se janë të dala nga zyra e Edi Ramës.

“Përfshihet i gjithë spektri opozitar, kjo nuk ka diskutim të imagjinosh një president jo politik është absurditet, pasi posti i presidentit është qartësisht politik. Vërtete nuk është post ekzekutiv s’do të thotë që nuk është politik. Çdo parashikim tjetër ose kriter tjetër kundër këtij kriteri është i gabuar, është i stisur. Në rast se e keni fjalën për kriteret ka një deklaratë se si i vlerëson Alibeaj, janë të dala nga zyra e Ballës apo Ramës. Dokument që ka synim tjetër vetëm të zgjedhë presidentin që do Edi Rama. Ju e keni vënë re sesi procesi më serioz për një vend dhe një shtet u katandis në një proces familjar. Në një anë Batoni që është zëdhënësi më autentik i Edi Ramës, thotë se si Linda Basha s’ka kandidat tjetër, Rama u thotë deputetëve vet që emri im është më i propozoi nga ju, por se morëm kurrë vesh e propozoi njeri apo ji. Po trajtohet si një çështje familjare”, tha Berisha. 

Në herët në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u vendos me votat e mazhorancës që më 16 maj, ora 17:00 të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›