Kriza e borxhit Zapatero Do vendosim nje tavan

Spanja planifikon të ndryshojë Kushtetutën përpara zgjedhjeve parlamentare të nëntorit, me synimin e përfshirjes në të, të një tavani të borxhit publik. Kryeministri Hose Luis Zapatero njoftoi këto ndryshime, ndërsa socialistët në pushtet ndodhen në një betejë të vërtetë përballë tregjeve të irrituara nga mundësia e dështimit të qeverisë për të vënë nën kontroll borxhet e saj. Sipas Zapateros, propozimi në fjalë që do të jetë mbështetjen e plotë të partisë së Popullit në opozitë, do të tregojë angazhimin e Spanjës për të arritur qëndrueshmërinë e financave të saj në terma të mesëm dhe afatgjatë.
Lideri socialist i bëri këto komente në parlament, ku ndodhej për të shpjeguar para deputetëve masat e kursimit të qeverisë që pritet të votohen të enjten e që kapin vlerën e 5 miliardë eurove. Këto kursime nga financat publike bëhen në përpjekje për të arritur synimin e mbajtjes së borxhit në 6 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
Spanja ndodhet nën sulm të vazhdueshëm nga tregjet financiare që nga nisja e krizës së borxheve të eurozonës dhe një gjë e tillë ka rritur koston e borxhit të saj në nivele të palejueshme duke përhapur edhe shqetësimin se ekonomia e katërt europiane siç është ajo spanjolle mund të jetë i ardhshëm i Eurozonës që do të kërkojë ndihmë ndërkombëtare, pas Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë.
Juli Prifti